Mbrëmë, zoti Netanyahu tha se ky veprim ishte “grackë e turpshme anti-izraelite” dhe tha se vetë rezoluta është “zhgënjyese”.
Kjo ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e ka kaluar një rezolutë për çështjen e vendbanimeve prej vitit 1979.
Netanyahu tha se e ka urdhëruar Ministrinë e jashtme që t’i rishqyrtoj “të gjitha angazhimet e Izraelit në OKB, përfshirë financimin izraelit për agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe praninë e përfaqësuesve të OKB-së në Izrael” brenda një muaji.























