Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka bërë thirrje liderit laburist Jeremy Corbyn që të japë dorëheqje si lider i partisë.
Cameron i bëri këto komente sot gjatë kohës së Pyetjeve për Kryeministrin.
“Më duhet të them të nderuar zonja dhe zotërinj, sinqerisht, ai [Corbyn] flet për pasigurisë e punës dhe për dy muajt e mi të fundit [si kryeministër],” Cameron u përgjigj në një pyetje për pasiguri të punës.
“Mund të jetë në interes të partisë time për atë që të vazhdojë – por ai nuk është në interes të kombit. Do të thosha: Për hir të Perëndisë, largohu!,”
Corbyn është nën presion të vazhdueshëm nga deputetët që të japë dorëheqje, por ka thënë se refuzon ta bëjë një gjë të tillë, shkruan express.















