Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takuar pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në takimin e zhvilluar në selinë e PD, thuhet se ka marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Arsyeja e këtij takimi të dy krerëve të partive opozitare mendohet të jetë një protest që do të zhvillohet në kryeqytet gjatë këtij muaji.
Megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se kur do të jetë data e saktë e protestës.























