Musa Mustafa, gazetar nga Mitrovica, ka publikuar në facebook një njoftim që sipas tij e ka fotografuar në repartin e Kirurgjisë në spitalin e këtij qyteti.
“Sa i bukur është ky njoftim ne Spitalin e Mitrovicës në Kirurgji-BRAVO”, ka shkruar gazetari Mustafa.
E bazuar në njoftim, përveç emrit të vet, motra kryesore gati nuk e ka shkruar asnjë fjalë pa gabime drejtshkrimore.
Sidoqoftë, gabime të tilla që bëjnë njerëzit që është dashur të kenë më shumë kujdes, bëhen gjithandej.
Madje edhe në dekanë të ndryshëm në Universitetin e Prishtinës, është dëshmuar disa herë nga publikimet e tyre se nuk dinë të shkruajnë drejt gjuhën shqipe.






















