Njohja me modelet më të mira të politikbërjes dhe administrimit në nivel lokal nga autoritet e qeverisjes vendore britanike ka qenë qëllimi i vizitës së një grupi kryebashkiakësh nga Shqipëria në Londër.
Ky është një tjetër aktivitet i Shoqatës për Autonomi Vendore të kryesuar nga znj Adelina Farrici.
Në një pronocnim për “The Albanian” ajo tregon për mbresat e kësaj vizite
“Delegacioni i Shoqatës për Autonomi Vendore i përbërë nga kryetari i bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli, bashkisë së Korçës, Z.Sotiraq Filo, bashkisë së Bulqizës, Z. Melaim Damzi, bashkisë së Shijakut, Z. Ardian Kokomani, bashkisë së Roskovecit, Zj. Majlinda Bufi, bashkisë së Mirëditës, Z. Ndrec Dedaj dhe i bashkisë së Himarës, Z. Jorgo Goro, zhvilluan një vizitë studimore një javore në Londër.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me modelet më të mira të politikbërjes dhe administrimit në nivel lokal nga autoritet e qeverisjes vendore britanike, nxitja e bashkëpunimeve ekonomike përmes projekteve të përbashkëta, tërheqjes së investimeve angleze në vend dhe promovimi i produkteve lokale shqiptare.
Znj Farrici theskoi se Gjatë qëndrimit tonë në kryeqytetin britanik, u pritëm në ambientet e ambasadës shqiptare në Londër nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Sh.T.Z. Qirjako Qirko. Ambasadori Qirko i informoj kryetarët rreth modelit britanik të administrimit të qeverisjes lokale dhe mbi potencialet e bashkëpunimit në këtë nivel.
Me tepër iteres ka qenë vizita në bashkinë Brent ku u pritëm nga kryebashkiaku i këtij lokaliteti Cllr Arshad Mahmood. Ky takim shërbeu për njohjen dhe shkëmbimin e informacioneve mbi çështje të rëndësishme për komunitetin siç janë strehimi dhe banesat sociale, mjedisi, transporti publik dhe rekreacioni. Një vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua komunitetit shqiptar në këtë lokalitet e veçanërisht integrimi i tij në komunitetin e Brentit. Në vijim kryetarët e bashkive diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit mes bashkive të tyre dhe bashkisë së Brentit në nivel projektesh dhe asistence teknike.
Vizita në parlamentin britanik
Vizita kulmoi me vizitën tonë në Parlamentin Britanik, ku delegacioni u prit në Ëestminister nga anëtari i Parlamentit, z. John Grogan, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i grupit të miqësisë Shqipëri-Angli. Fokusi i këtij tak
imi u përqëndrua mbi potencialet e bashkëpunimit midis dy vendeve. Deputeti Grogan e ka vizituar shpesh herë Shqipërinë dhe vlerëson progresin e vendit dhe mundësitë e reja që ai ka për tërheqjen e investitorëve britanik. Kryetarët biseduan gjithashtu për zhvillimin dhe shtrirjen e këtyre marrëdhënieve edhe në sferën e komuniteteve të tyre lokale.
Shoqata për Autonomi Vendore
Shoqata për Autonomi Vendore është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i Bashkive të Republikës së Shqipërisë, me misionin për më shumë autonomi përmes zhvillimit të strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e Njësive vendore.
Vizioni i SHAV mbetet forcimi i të drejtave dhe lirive të këtyre njësive si një parakusht për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve lokale, duke qënë më pranë tyre përmes gjithëpërfshirjes dhe kompetencave në vendimmarrje.
Shoqata për Autonomi Vendore ka për qëllim ruajtjen dhe forcimin e autonomisë vendore me qëllim zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike. Një rëndësie të vecantë i decentralizimit, rritjen e tranparencës nëpermjet gjithëperfshirjes ne vendimarrje ne pushtetin lokal, si dhe rritjen e performancës së njësive përmes trajnimeve dhe kualifikimeve të administrates. Shoqata ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e rrjetit të komunikimit mes shoqatave homologe ndërkombëtare dhe palëve te interesit dhe organizimin e aktiviteteve dhe përfshirjen e komunitetit në proceset me karakter edukativ, social-kulturor dhe sportive.
“Një prej funksioneve të Shoqatës për Autonomi Vendore është koordinimi i punës mes pushtetit lokal, atij qëndror dhe homologëve tanë ndërkombëtar. Pikërisht ndaj dhe jemi sot këtu, në Londër, për të mundësuar shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes pushteteve tona lokale, me qëllim që nesër të tërheqim projekte dhe të mundësojmë bashkëpunime ekonomike” – u shpreh Zj. Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës.
Mesazhi për shqiptarët e Britanisë
Gjatë vizitës tonë në Britaninë e Madhe, patëm mundësi të njihemi nga afër me përfaqësues të komuniteteve Shqiptare në vend. Unë u impresionova nga puna dhe integrimi i tyre i arritur ne shoqërinë Londineze. Një rast suksesi është dhe gazeta juaj e cila shërben jo vetëm për informimin e komunitet Shqiptare, por dhe për promovimin e vlerave dhe historive te suksesit të këtij komuniteti. Ne ftojmë komunitetin Shqiptar në Britani, të bëhet pjesë e procesit integrues të vendit, duke sjellë praktikat dhe eksperiencat më të mira dhe të shërbejë si një urë lidhëse midis dy vendeve.























