17 vite më parë, konkretisht më 25,26,27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe.
Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë. Për ta populli i Kosovës duhej të zhdukej.























