Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një banesë në fshatin Geps të Krujës ditën e sotme pas mesnatës rreth orës 01:56.
Sipas policisë, persona të paidentifikuar hodhën kallëp eksplozivi pranë banesës së 36-vjeçarit Roland Tema. Uniformat blu thonë se ky i fundit është person me precedent të mëparshëm penal.
Nga shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale, e për pasojë është thyer xhami i fuoristradës Mercedes ML me targa AA 510 CB në pronësi të Roland Temës.
Nuk dihet asgjë rreth identitetit të personit/anve përgjegjës për shpërthimin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për kapjen e tyre dhe zbardhjen e ngjarjes.















