Krujë, shpërthen një eksploziv artizanal pranë një paneli diellor, por shpejt zbulohet se atë e ka vendosur vetë roja i objektit, 35-vjeçari Arben Tali. Motivi ka qënë hakmarrja ndaj pronarit të objektit për punë shpërblimi.
Policia e Krujës njoftoi se 35 vjeçari me banim në Fushë-Krujë u arrestua sepse më datë 9.08.2016, në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi A.Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Gjithashtu, nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblimin nga ana e pronarit të panelit diellor.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tali është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Moskallëzimi I krimit”, “Shkatërrimi I pronës me eksploziv”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 300, 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.















