Bashkimi Evropian e ka shtyrë për më vonë vendimin për hapjen e kapitullit të 23-të të negociatave për anëtarësimin e Serbisë.
As në mbledhjen e sotme të grupit punues për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Ministrave të BE-së nuk është arritur koncensusi i nevojshëm, kryesisht për shkak të kushteteve të Kroacisë.
Zagrebi kërkon që Gjykata e Serbisë për krime luftë të mos ketë juridiksion jashtë Serbisë, që komunitetit kroat t’i sihgurohet përfaqësim në Kuvendin e Serbisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisjt me Tribunalin e Hagës.
Kryeministri i dorëhequr i Kroacisë, Tihomir Oreshkoviq, ka paralajmëruar se Zagrebi nuk do të heqë dorë nga këto kushte.
Por Kroacia nuk ka qenë e vetmja që ka kundërshtuar hapjen e kapitujve 23 e 24. Edhe Rumania e Bullgaria kërkojnë hapa për përmirësimin e pozitës së minoriteteve rumune e bullgare në Serbi, ndonëse nuk janë aq këmbëngulës sa Kroacia.
Hapja e kapitujve 23 e 24 të negociatave BE-Serbi pritet të diskutohet në muajin korrik ose në muajin shtator.















