Banorët po përballen jo vetëm me mungesë ushqimore, por edhe mungesë të ardhurash për t’i siguruar, pasi çmimet e artikujve ushqimore kanë prekur majat.
Disa refugjatë të cilët arritën të largohen kanë treguar se si rezultat i mungesave të mëdha ushqimore, një kg sheqer ka kapur vlerën e 20 dollarëve, një bombol gazi 100 dollarë, një kg oriz 25 dollarë dhe një kuti qumësht pluhur 25 dollarë.
“Jeta nën kontrollin e ISIS ishte pothuajse e pamundur pasi nuk siguron dot ushqim”, tha një nga refugjatët që jetuan në rrethin e Egheidat.
Një tjetër tregon se blinin disa gurë të zi për të gatuar, “një produkt nafte që shitej nga ISIS”, shkruan oranews.
“Është një lëndë djegëse që e përdornim për gatim, por pasi digjej krijonte në shtëpi një ajër toksik, kështu që e përdornim vetëm në ambientet e jashtme”.
Çmime të tilla pothuajse asnjë nga banorët nuk është në gjendje t’i përballojë në një qytet që është në rrezik nga uria.























