• Latest
  • Trending
  • All

Krizë politike, Mali i Zi drejt bllokimit të mundshëm të negociatave me BE-në

17/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krizë politike, Mali i Zi drejt bllokimit të mundshëm të negociatave me BE-në

17/01/2023
in Aktualitet

Paralajmërimi se kriza politike dhe kushtetuese në Mal të Zi do të diskutohet në seancat e janarit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe më pas të Këshillit Evropian, do të thotë se është kuptuar serioziteti i situatës, thotë për Radion Evropa e Lirë profesoresha Gordana Gjuroviq, ish-ministre e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi. “Komisioni Evropian ose një e treta e anëtarëve të BE-së mund të rekomandojnë pezullimin e negociatave me Malin e Zi, ose të propozojnë kushte për vazhdimin e tyre”, thotë ajo.

Gjatë një vizite në Mal të Zi, më 15 janar, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë më 23 janar në Bruksel për masat e mundshme që mund t’i marrë blloku, nëse Mali i Zi nuk e zhbllokon Gjykatën Kushtetuese me zgjedhjen e gjyqtarëve që i mungojnë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjuroviq, megjithatë, shpreson se do të arrihet marrëveshje për konstituimin e Gjykatës Kushtetuese. “Për mua, paralajmërimi i BE-së është shumë i qartë, i pritshëm dhe shumë serioz. Mali i Zi kurrë nuk ka qenë kaq i bllokuar, nuk ka qenë kurrë nën kërcënimin e një bllokade të tillë, siç po ndodh në fillim të vitit 2023, pas një dekade negociatash [për anëtarësim në BE]”, thotë Gjuroviq. Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi është e bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ka mbetur me vetëm tre gjyqtarë nga shtatë sa duhet t’i ketë. Për shkak të mungesës së kuorumit, ajo nuk mund të marrë vendime për ankesat kushtetuese, të cilat lidhen edhe me proceset zgjedhore. Pa vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të formohet asnjë qeveri e re pas zgjedhjeve.

Partnerët perëndimorë dhe BE-ja, tash e sa muaj, u kërkojnë subjekteve politike në Mal të Zi të arrijnë marrëveshje për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që vendi të ketë stabilitet institucional dhe politik.

Hapat e anëtarësimit në BE përcaktohen nga shtetet anëtare të BE-së
I pyetur se si e komenton mundësinë që Mali i Zi të përballet me ndërprerjen e negociatave për anëtarësim në BE, një zyrtar evropian i tha shkurt REL-it se Mali i Zi është ende në procesin e anëtarësimit, ku të gjithë hapat përcaktohen nga shtetet anëtare, së bashku me institucionet e BE-së.

“Ato angazhohen për ta ndihmuar Malin e Zi që të përparojë drejt BE-së”, tha zyrtari, duke kujtuar se, më 21 dhjetor, krerët e diplomacisë së Austrisë dhe të Sllovenisë, në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kanë kërkuar nga Podgorica që të rikthejë urgjentisht stabilitetin dhe funksionalitetin e institucioneve demokratike.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas paralajmërimeve të fundit nga BE-ja, Parlamenti i Malit të Zi ka mundësi të pastrojë një pjesë të rrëmujës dhe të krijojë rrethana që do t’i jepnin fund krizës së rëndë institucionale.

“…duke arritur marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pastaj duke mundësuar shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, thotë Picula dhe shton se koha për marrëveshje po ikën. Sipas tij, ka kohë që është bërë e qartë se përbërja aktuale e Kuvendit të Malit të Zi nuk është në gjendje të krijojë një qeveri të qëndrueshme.

“…e cila do të kishte një mbështetje të tillë politike, por edhe një vullnet të fortë për të zbatuar reformat e pashmangshme, në mënyrë që Podgorica të mund të kapë hapin në negociatat e paraanëtarësimit [në BE]”, thotë Picula.

Çfarë mund t’i bllokojë BE-ja Malit të Zi?
Sipas profesoreshës Gjuroviq, përveç ndërprerjes së procesit të negociatave, BE-ja ka një sërë mekanizmash shtesë, me të cilët mund ta kufizojë Malin e Zi. “Mund të ngrihen disa fonde të BE-së – gjë që thuhet edhe në metodologjinë e re të negociatave. Komisioni Evropian, gjithashtu, ka një mekanizëm shumë të shpejtë dhe të fuqishëm për ndërprerjen e regjimit të liberalizimit të vizave”, thotë Gjuroviq.

E pyetur se a do të ndikojë paralajmërimi nga BE-ja në arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike në Mal të Zi, Gjuroviq përgjigjet: “Na është dhënë mundësia që edhe një herë të përpiqemi t’i stabilizojmë gjërat, afatet janë shumë të shkurtra, gjithçka është shumë dinamike. Do të shohim se si do të reagojnë elitat tona politike ndaj këtij qëndrimi shumë të qartë dhe specifik të Komisionit Evropian, d.m.th. BE-së”.

Pas bisedimeve me ministren Fajon, zyrtarët më të lartë shtetërorë të Malit të Zi thanë se ka vullnet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e gjyqtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se është e domosdoshme që të shmangen ngadalësimet dhe vonesat e Malit të Zi në rrugën evropiane. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mund të përfundojë në fillim të shkurtit, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Danijella Gjuroviq, tha se të gjithë aktorët politikë duhet të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe të kontribuojnë që vendi të dalë nga kriza politike dhe institucionale.

Skepticizmi i Abazoviqit ndaj ndërprerjes së negociatave

Abazoviq, megjithatë, u shpreh skeptik ndaj paralajmërimit të ministres së Jashtme sllovene, Tanja Fajon, se në Bruksel do të diskutohet për masa që përfshijnë ndërprerjen e negociatave me Malin e Zi. Në deklaratën e tij të parë pas takimit me Fajonin, ai tha se nuk ka dëgjuar asnjë lajm negativ për negociatat me BE-në.

Një ditë më vonë, më 16 janar, ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e Fajonit dhe tha se nuk beson në një skenar të tillë. “Një gjë është të thuash se ka rrezik [për ndërprerjen e negociatave] dhe tjetër është të thuash se kjo do të ndodhë. Kushdo që dëshiron të besojë në këtë, le të urdhërojë. Është keq që ne nuk e konstituojmë Gjykatën Kushtetuese dhe apeli im është që gjyqtarët të zgjidhen”, tha Abazoviq.

Procedura e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Në zhvillim e sipër është përpjekja e gjashtë për zgjedhjen e gjyqtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese në Mal të Zi. Pas konkursit të shpallur për postin më të lartë gjyqësor, kanë aplikuar 26 kandidatë, me të cilët Komisioni Parlamentar do të zhvillojë intervista. Pas kësaj, Komisioni do t’i zgjedhë kandidatët për të cilët do të vendosë plenumi.

Për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkohet një shumicë e kualifikuar prej dy të tretash – përkatësisht 54 deputetë nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit të Zi duhet ta mbështesin kandidatin në rundin e parë. Kjo do të thotë se përveç partive të shumicës parlamentare, të cilat kanë 41 deputetë, kandidati duhet të mbështetet edhe nga 13 deputetë të tjerë të opozitës. Nëse në rundin e parë nuk zgjidhet asnjë kandidat, pas një muaji zhvillohet rundi i dytë i votimit, kur do të nevojitet një shumicë prej tri të pestave, ose 49 deputetë.

Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nënkupton arritjen e një marrëveshjeje politike mes shumicës dhe partive opozitare. Marrëveshja për kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të arrihet nga shumica parlamentare e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit.

Në pesë ciklet e mëparshme të përpjekjeve për zgjedhjen e gjyqtarëve, nuk është arritur një marrëveshje e tillë. Profesoresha Gjuroviq thotë se i frikësohet tregtisë së mundshme politike në garën për vende në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjendemi në një situatë ku këta kandidatë, të cilët duhet të njihen si të pavarur dhe profesionistë, po njihen gjithnjë e më shumë si njerëz që janë më afër ose më larg programeve apo partive të caktuara politike. Kjo është ajo tregtia e zhveshur politike që kemi gjetur në këtë cikël të gjashtë të zgjedhjes së gjyqtarëve”, thotë Gjuroviq.

Paralajmërimet e mëparshme të BE-së për ndërprerjen e negociatave
Kjo nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian paralajmëron ndërprerjen e negociatave me një vend kandidat. Gjuroviq kujton se ka pasur raste të ngrirjes së negociatave, por jo gjithmonë kanë qenë shumë formale.

“Këso përvojash kishte edhe në Sllovaki, e të cilat ishin tipike edhe për Maltën midis viteve 1996 dhe 1998. Ato lidheshin me ndryshimet në koalicionet qeverisëse, të cilat më pas e ndryshuan qëndrimin e tyre…”, thotë Gjuroviq.

Mali i Zi ka filluar procesin e negociatave për anëtarësim në BE në vitin 2012. Deri më tani, të 33 kapitujt e negociatave janë hapur dhe vetëm tre prej tyre janë mbyllur përkohësisht. Komisioni Evropian ka theksuar vazhdimisht se për kompletimin e kapitujve të negociatave, janë të domosdoshme rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi. Është bërë e ditur se asnjë kapitull nuk mund të mbyllet para se të përmbushen standardet e përkohshme në fushën e sundimit të ligjit.

Previous Post

Ish-të burgosurit politikë të Spaçit kërkojnë distancimin e politikës nga diktatura

Next Post

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.