• Latest
  • Trending
  • All

Kriza e Coronavirusit: Ku është Europa, pse bën sehir?

11/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Kriza e Coronavirusit: Ku është Europa, pse bën sehir?

11/04/2020
in Dhe të tjerat

Nga Oliver Rolofs*

Virusi i Koronës është një problem global, këtë e dinë tani të gjithë. Dikush do të mendojë se një problem global duhet të prodhojë zgjidhje globale. Por të tilla vështirë se sheh në Europë dhe gjetkë. Përkundrazi ne jo vetëm që po përjetojmë një “distancim shoqëror”, por edhe “distancimin kombëtar”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

Izolimi kombëtar në nivelin politik dhe ekonomik, i cili ndihet prej disa vitesh, po bëhet tani edhe më i dukshëm. Mosmarrëveshja e fundit mes Berlinit dhe Uashingtonit për 200,000 maska që janë zhdukur është një shembull i këtij zhvillimi.

Brenda Bashkimit Europian ndihmat e ndërsjellta ose masat e koordinuara për të luftuar pandeminë e koronës nisë me ngadalë dhe tashmë janë përfshirë nga mosmarrëveshjet për obligacionet për Koronën. Dhe jo vetëm kaq: mbyllja e njëanshme e kufijve, ndalimi për të hyrë në vendet anëtare të BE-së ose ndalimi për eksportin e pajisjet mjekësore që mori Gjermania janë një shprehje e faktit që interesat kombëtare shihen si më prioritare se ato evropiane. Lëvizja e lirë e qytetarëve, liria e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, shpresa e një politike të përbashkët shëndetësore – duket se në krizën e Koronës i takojnë së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ankohet me të drejtë, se Europa aktualisht po rrezikon ta sakrifikojë acquis në luftën kundër virusit Korona.

Europës i mungon vetëdija globale

Ndërkohë, siç tregon shembulli i Italisë, vendet e tjera po sillen shumë më tepër në mënyrë altruiste, edhe sepse ato e kuptojnë fuqinë e imazheve më mirë sesa udhëheqja e BE-së. Megjithë kritikat e justifikuara ndaj qeverive të tyre, Rusia, Kina dhe Kuba kanë dërguar furnizime mjekësore dhe mjekë në Europë. Sigurisht, dikush mund t’i akuzojë ata për manovra PR-i, por kjo qasje në periudha të pazakonta, për dallim nga politika jonë, duhet të na kujtojë diçka tjetër: sa sheh Evropa, që po merret me vetveten përtej hundës së saj dhe kupton dinamikën e gjeopolitikës? Pse Europa bën sehir se si në Itali, Spanjë apo vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, “zemrat dhe mendjet” e njerëzve po i fitojnë qeveritë e Moskës apo Pekinit, dhe jo Brukseli?

Politika e jashtme dhe e sigurisë evropiane është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen jo vetëm për fqinjët – kriza greke e borxheve, Brexiti, refugjatët – por edhe për vetëdijen globale të BE-së. Virusi Korona u klasifikua si një pandemi e mundshme që në dhjetor 2019 nga Tajvani. Madje dhe Kina pranoi në mes të janarit se sëmundja duhet të merret seriozisht. Kurse Gjermania dhe Europa vazhduan të merren me veten gjë që bëri që regimet të nisnin me vonesë dhe pasi virusi Korona kishte hyrë tashmë në tokën europiane.

Perspektiva të reja në mes të krizës së Koronavirusit

Edhe rindezja e fundit e krizës siriane në fund të shkurtit tregoi se sa pak janë marrë vitet e kaluara me problemet thelbësore ndërkombëtare Gjermania dhe BE-ja. Ne mund të shpresojmë gjithmonë për partnerë të përsosur, por tani dhe pas Koronës do të duhet të merremi përsëri edhe me fqinjët jodemokratë. Kriza e Koronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe, duke pasur parasysh situatën ekonomike, duhet të na aftësojë të mendojmë në mënyrë jokonvencionale, por mbi të gjitha në mënyrë politike më reale.

Kur Gjermania e quan strategjinë turke për krizën e Koronës si autoritare, ajo të krijon thuajse përshtypjen e një dëshpërimi. Edhe në vendet e tjera europiane, me urdhër të qeverisë industria e ka ndryshuar profilin duke prodhuar pajisje mjekësore dhe edhe në këto vende po kontrollohen burimet e informacionit për virusin. Për më tepër Turqia zbatoi shumë më herët se vende të tjera kufizime për qarkullimin e udhëtarëve dhe nisi testet për virusin. Qeveria e Erdogan mund dhe duhet të kritikohet në shumë fusha, por strategjia e saj kundër virusit Korona nuk ka qenë shumë më e ndryshme se ajo e qeverive të tjera europiane.

Si do të ishte sikur Turqinë ta përfshinim si partner strategjik në luftën kundër krizës së Koronës? Kështu për shembull industria e fortë turke e tekstilit me më shumë se katër milion punëtorë, ku punojnë dhe shumë refugjatë sirianë, mund të ndihmojë për të kompensuar mungesat e Europës për veshje mbrojtëse dhe maska. Pas ndërprerjes së rrjeteve të furnizimit mes Kinës dhe Europës prej krizës së Koronës dhe pasi u bë e qartë se efikasiteti dhe optimizimi me çdo çmim e bënë sistemin tonë ekonomik gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj krizave, tani janë përsëri në modë riorganizimi dhe ri-rajonalizimi.

Kjo e bën përsëri Turqinë një treg më tërheqës për Europën, ndërkohë që Turqia do të ketë nevojë për BE-në si treg shitje edhe më shumë pas Koronës. Në mes të krizës së Koronës ofrohen perspektiva të reja edhe për të rinisur dialogun e vështirë me Erdogan dhe për të pranuar rolin e rëndësishëm strategjik të Turqisë për krahun jugor të Europës, për të mos harruar as shfrytëzimin e levave ekonomike europiane.

BE – një fuqi e madhe me përgjegjësi globale

Në vend që të përqendrohemi vetëm tek problemet tona ose të tregojmë me gisht ndaj të tjerëve, kjo situatë duhet ta bëjë Europën të vetëdijshme për detyrimet e saj globale. Në planin afatshkurtër dhe afatgjatë pasojat politike dhe ekonomike do të jenë të mëdha. Për t’u përballur me to, kërkohet një bashkëpunim i vërtetë realpolitik me partnerët ndërkombëtarë – edhe për të forcuar sovranitetin vetiak. Ne nuk do të jemi në gjendje të shmangim ndryshimin e qëndrimeve tona shoqërore dhe ato të politikës së jashtme para dyerve të Europës.

Europa, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është një fuqi e madhe ekonomike dhe politike me përgjegjësi ndaj më shumë se 500 milion qytetarëve të saj. Pjesë e kësaj përgjegjësie është tani më shumë se kurrë që të përballemi në mënyrë kritike dhe pragmatike me partnerë të pakëndshëm. Politikisht dhe ekonomikisht – pikërisht sepse gjeostrategjikisht jemi në të njëjtën varkë.

*Oliver Rolofs është partner drejtues i zyrës së konsulencës strategjike “Connecting Trust” në Mynih dhe ekspert për Evropën Juglindore. Ai ka qenë për shumë vite shefi i komunikimit i Konferencës së Sigurisë në Mynih. Analiza u botua nga DW.

Previous Post

Shqiptarja në sytë e të huajve

Next Post

Foshnja 4-muajshe shërohet nga koronavirus, mjekët japin këshilla si të parandaloni infektimin e fëmijëve

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

Next Post

Foshnja 4-muajshe shërohet nga koronavirus, mjekët japin këshilla si të parandaloni infektimin e fëmijëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.