• Latest
  • Trending
  • All

Krimi në pushtet, apo pushtet i dalë nga krimi?!

06/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Krimi në pushtet, apo pushtet i dalë nga krimi?!

06/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Një miku im shkruante jo pa ironi këto ditë se një i burgosur kuptoi se ishte gati për t’u bërë deputet kur konstatoi se ditët e tij në qeli ishin më shumë sesa ato në bangat e shkollës….Kjo batutë m’u kujtua menjëherë kur u njoha me alarmin që dha ministri i Brendshëm gjerman, për situatën e krimit në Shqipëri dhe ndërlidhjen e tij me segmente të qeverisë. Ndonëse Edi Rama nuk është mysliman dhe kësisoj nuk mund të bënte kurban askënd nga qeveria e tij për dështimet e shumta në disa sektorë, mesazhi i fortë i ministrit të Brendshëm gjerman nuk mund të kalohet me neglizhencë nga kryeministri, edhe pse ai dhe mediat pranë tij mundohen t’ia faturojnë këtë deklaratë qeverisjes së kaluar. Pavarësisht betejës mediatike dhe deklaratave pafund politike të përfaqësuesve të të dy krahëve, shqiptarët fatmirësisht kanë memorien e tyre, si dhe një ndërgjegje e kulturë të kënaqshme politike sa nuk mund të mashtrohen prej askujt. Një qëndrim i tillë i Gjermanisë apo edhe më parë nga zyrtarë të lartë të SHBA nuk është artikuluar asnjëherë me këtë gjuhë pastërtisht të ashpër gjatë mandatit të demokratëve. Jo se në qeverimin e tyre krimi ka ulur kokën, apo ka pasur frikë qeverinë, por nuk ka gjetur tek ajo partnerin dhe mbështetjen që gjen sot.

Nëse Gjermania p.sh do të kishte komente negative për qeverinë e shkuar sa i takon lidhjeve të mundshme të saj me krimin, do t’i bënte ato publike dhe nuk kishte pse të priste që t’i zyrtarizonte ato gati 1 vit e gjysmë pas humbjes së zgjedhjeve. Apo do të thotë dikush se qeveria e kaluar u lidh ngushtë me krimin nga janari 2013 deri në qershor?! Një arsyetim i tillë është i mangët dhe pavend, pavarësisht se qeveria e sotme është në fakt shumë e zonja në aktivizimin e propagandës dhe krijimin e një imazhi të ndryshëm prej atij që ekziston në të vërtetë. Duke u kthyer tek shqetësimi legjitim i ministrit të Brendshëm gjerman, faktet janë kokëforta dhe vërtetojnë pikërisht atë që ai thotë si dhe kohën së cilës i referohen ato, qeverisjes së Rilindjes. Shumëkush, edhe në opinionin publik por edhe në media, i konsideroi si të bezdisshme daljet publike të përfaqësuesve të PD qysh në fillimvjeshtën e kaluar, të cilët kundërshtuan emërimet në krye të institucioneve qendrore dhe ato lokale persona me të kaluar kriminale, me rekorde në krime të tilla si prostitucion, trafik narkotikësh, vrasës apo edhe pengmarrës. Por pak nga pak të gjithë u bindëm se këto nuk ishin deklarata thjesht politike, por këmbana për qeverinë e re, e cila që në krye të herës shfaqi hapur tendenca për kapjen e saj nga krimi dhe shpërblimin ndaj tij për kontributin e sjelljes së saj në pushtet.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në disa raste qeveria mori masat e veta dhe largoi të inkriminuarit e në disa raste ata u larguan vetë, por të huajt që mbajnë shënim çdo gjë që ndodh në Shqipëri nuk mund ta kalonin pa e raportuar këtë dukuri që po shoqëronte qeverisjen e re në vend. Dyshimi qytetar dhe ai mediatik për vërtetësinë e shqetësimeve të opozitës u shtua edhe më shumë, kur mazhoranca e re u tregua bllokuese ndaj kërkesës për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar publikisht emërimet e reja në administratë. Kur denoncimi i lidhjes së qeverisë me krimin mbërriti në parlament (rasti i deputetit Arben Ndoka, të cilin opozita nëpërmjet dokumenteve gjyqësore e akuzoi si person të dënuar për favorizim prostitucioni dhe pengmarrje), qeveria i tregoi muskujt opozitës. Deputeti Gent Strazimiri u godit me grushte brenda ambienteve të Kuvendit nga deputeti socialist Ndoka sapo opozitari deklaroi se nga radhët e deputetëve të mazhorancës, 19 prej tyre janë persona që kanë konsumuar elementë kriminalë në të kaluarën e tyre jo të largët. Çdokush e pa qartë nëpërmjet ekraneve sesi kryeministri Rama porositi Ndokën që “t’ia mbyllte gojën” Strazimirit.

Deputeti i mazhorancës, të cilin edhe shefi i qeverisë u mundua ta shfajësojë publikisht, është ndërkohë nismëtar i komisionit parlamentar për KLD dhe imagjinoni pastaj se çfarë rezultati do të ketë ky komision?!…Kryeministri vetë fillimisht u tall me deputetin e dhunuar të opozitës, ndërsa akoma nuk është distancuar politikisht dhe moralisht nga aktet e dhunës në parlament. Të deklarosh se këtë çështje e ka në dorë drejtësia, është shmangie nga përgjegjësia për këto shfaqje të shëmtuara. Pa kaluar shumë kohë, një tjetër skandal përfshiu qeverinë dhe lidhja është sërish me krimin. Dëshmitari që mendohet se ka parë vrasjen e komisar Dritan Lamajt, vrasje për të cilën akuzohet Arben Frroku, vëllai i një deputeti të mazhorancës, u dekonspirua nga policia. Në bazë të ligjit ai gëzon mbrojtje të veçantë, por emri dhe fytyra e tij janë bërë publike, si dhe ndaj tij është organizuar një atentat në tentativë për ta likuiduar atë fizikisht. Nuk mjaftojnë këto fakte për të bindur shqiptarët, gjermanët, francezët, amerikanët apo këdo tjetër, se kjo qeveri nuk është e distancuar nga krimi?!

Previous Post

Basha: Qeveria të mbajë duart larg nga gjyqësori

Next Post

Rusia e Putinit dhe islamizmi radikal, armiqtë tanë “më të mirë”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rusia e Putinit dhe islamizmi radikal, armiqtë tanë “më të mirë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.