Shumë zhurmë është bërë kohët e fundit në lidhje me shlyerjen e gjithë detyrimeve të prapambetura të energjisëelektrike. Në rrjetet sociale batutat pasonin njëri-tjetrin, e ndërsa me frikën për përfundimin në burg, radhët e gjata ishin një tjetër trofe që raportoheshin çdo ditë.
Por nga sot e tutje, çdokush që është i rebeluar dhe do të shfryjë të gjithë mllefin që ndjen, mjafton të luajë në një lojë që është krijuar nga një djale mjaft i talentuar shqiptar, raporton “Panorama”.
Loja e titulluar “Edi Rama dhe Hajduti” ka për krijues një djalë shqiptar i cili quhet Arbër Rrapi. Loja është ideuar duke i’u referuar nismës së zhurmshme të kryeministrit Rama, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.
Kush dëshiron mund të luajë me këtë lojë argëtuese duke e shkarkuar atë përmes aplikacionit playstore. Në detajet e saj shkruhet “Edi Rama dhe Hajduti”, loja që vë në provë aftësitë tuaja për të vjedhur energjinë elektrike. Në guidën e “Edi Ramadhe Hajduti” thuhet: “Mundohuni ti shmangeni Edi Ramës. Përpiquni dhe krahasoni rekordin tuaj me miqtë tuaj”.

















