Prej ditësh në media flitet se Komisioni i Venecias e ka marrë një vendim në lidhje me procesin e vettingut në Shqipëri, i dërguar pranë këtij komisioni nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Por Komisioni i Venecias do të mblidhet në datat 8 dhe 9 dhjetor për të diskutuar për ligjin e Vettingut.
Këtë lajm e jep vetë presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio në profilin e tij në twitter.
“Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Armeninë, Moldavinë, Marokunm Turqinë dhe Ukrainën në rendin e ditës në Komisionin e Venecias në 8-9 dhjetor”, shkruan Gianni Buquicchio.























