Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë me anë të një postimi në Facebook edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
“Në Prekaz, aty ku kemi të skalitur hartën e atdheut, flamurin e betejave, krenarinë kombëtare dhe rrugën drejtë së ardhmes”.
“Në Prekaz, si në çdo nëntor e në çdo mars, sikur në çdo ditë të jetës sonë, gjejmë të gjallë idealin e Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar, ashtu siç e deshën Adem e Hamëz Jashari. Ashtu siç e deshën dëshmorët e Atdheut”, ka shkruar Selimi.




























