“Poshtë Qeveria, Marrëveshja nuk Kalon, Hajnat në Burg”, ishin thirrjet e tyre të vazhdueshme ndaj koalicionit qeverisës.
Ndonëse ishte paraparë që seanca të fillojë në ora 11 e 30, një gjë e tillë ndodhi vetëm pas dy orësh. Lista Serbe ishte vendimtare që seanca të fillojë por jo të kryhet edhe ratifikimi i Demarkacionit, shkruan lajmi.net.
Arrestimet e deputetëve të opozitën nuk munguan as sot. Për gjetje të mjeteve të dyshimta u arrestua Donika Kadaj dhe Aida Dërguti.
Thirrjen për tërheqje të e projektligjit të Demarkacionit e bëri kryeministri Mustafa.
Opozita fajësoi qeverinë se me këtë edhe një herë u dëshmua se Beogradi ka ndikim të madh në vendimet e Kosovës.
Pas anulimit të ratifkimit të Demarkacionit, protestuesit të gëzuar filluan ta festonin këtë.
https://www.youtube.com/watch?v=wPB42jGYKRI?feature=oembed&w=640&h=360






















