Në orët e paradites, kryeqyteti belg, Brukseli është përfshirë në tri shpërthime. Dy prej tyre në Aeroportin Zaventem dhe një në Metronë Maelbek.
Deri më tani, sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja bëhet fjalë për 15 të vdekur dhe 55 të lënduar nga shpërthimi në Metro, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, bëhet e ditur se raportohet edhe për 13 të vdekur dhe për 35 të lënduar në Aeroport.
Mediat e huaja gjithashtu kanë raportuar edhe rreth deklarimeve të kryeministrit belg, i cili ka bërë thirrje për “qetësi dhe solidaritet”.
Ndërkaq zyrtarët belgë kanë thënë se bëhet fjalë për sulme vetëvrasëse.
Si pasojë, raportohet se masa shtesë të sigurisë janë marrë në disa nga kryeqytetet botërore, duke përfshirë Belgjikën, Francën, Londrën dhe New Yorkun.



















