“28 Nëntori na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Nëntori i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, pastaj nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, dalja në skenë publike e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi sot gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai tha se familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari e shumë dëshmorë të tjerë, dhanë më shtrenjtën për Pavarësinë e Kosovës. Krasniqi theksoi se në këtë ditë duhet nderuar ata breza që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë Shqipërisë dhe Kosovës.






















