Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi duke komentuar ftesën e kryeministrit Isa Mustafa që edhe opozita të jetë pjesë e dialogut ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje dhe më pas të formohet një strategji për bisedime me Serbinë.
“Dialogu i deritanishëm është bërë vetëm për interes të Serbisë dhe vazhdimi I tij nuk mund të prodhojë efekte të tjera”.
“Vendi të shkojë në zgjedhje dhe vetëm pas Qeverisë së re do të mund të flasim për strategjinë kombëtare të bisedimeve”, ka thënë Krasniqi në konferencën për media.
Ai ka thënë se që nga fillimi i tij dialogu me Serbinë nuk u përdor asnjëherë për largimin e Serbisë nga veriu por u përdorë nga Thaçi për ta ruajtura pushtetin dhe për ta kthyer Serbinë në Kosovë, përmes Listës Serbe.
Krasniqi duke folur për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, arrestimin e Ramush Haradinaj dhe nisjen e trenit, ka thënë se kanë qenë provokime të rënda nga Serbia.
Ish-kryetari Kuvendit, tha se dialogu i deritanishëm është bërë vetëm për interes të Serbisë dhe vazhdimi i tij nuk mund të prodhojë efekte të tjera.
“Në këto bisedime është biseduar kryesisht për çështje të brendshme të Kosovës e aspak për normalizim të marrëdhënieve”, ka deklaruar Krasniqi.






















