• Latest
  • Trending
  • All

Krasniqi mbështet Daut Haradinajn

11/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krasniqi mbështet Daut Haradinajn

11/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Krasniqi ka thënë se kërcënimet në fakt po vijnë nga Beogradi dhe jo nga shqiptarët.

 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Lexojeni shkrimin e plotë të Jakup Krasniqit:

KËRCËNIMET E KANË VETËM NJË ADRESË – BEOGRADIN ZYRTAR

Nga Jakup Krasniqi

Dje, më 10 prill 2017, mediet tona vazhduan të merren me deklaratat që u morën me deklaratën e Daut Haradinajt, me të cilën ky ju ishte përgjigjur në formë goxha racionale kërcënimeve të përsëritura të krerëve të Beogradit. Kjo me shtyri që edhe unë të merrem me deklaratat që u morën me deklaratën e deputetit, Daut Haradinaj!

Para do ditësh, italiani, Paolo Raffone, për zgjedhjet në Serbi tha: “Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftërat e të ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme . BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar principet e rendit e ligjit dhe të lirive themelore duke përfshirë atë të shprehjes.” Dhe e tha bukur, e tha saktë, pa emocione, pa zjarrmi, sa nuk ke çka i shton apo heqë. Shkurt e tha thjeshtë e bukur, ashtu siç është e vërteta!

I thash këto për ata që deklarimin e Daut Haradinajt e quajtën “deklaratë emocionale”, e cila edhe po të jetë e tillë, në kontekstin kohor kur është thënë, pas veprimeve e kërcënimeve të pa ndërprera të qeveritareve të Beogradit, nga të cilat kërcënime nuk është distancuar asnjë zyrtarë i vetëm i shtetit, nuk kam dëgjuar ndonjë vërejtje nga qendrat e vendosjes dhe gjithë ajo heshtje, sikur donë të thoshte atyre: “ju keni të drejtë të kërcënoni edhe pas gjithë politikës se gjenocidit që keni ushtruar në Kosovë, pas gjithë atyre krimeve njerëzore e materiale që ia keni shkaktuar popullit shqiptar, pas gjithë atyre zjarrvënjeve që i keni bërë gjatë viteve 1998/99 atje etj”. Për të cilat politika ka pasur një ndërhyrje Ndërkombëtare në Kosovë. A ka ndonjë njeri në Globin tonë që nuk e dinë se ndërhyrja është bërë për shkak të krizës humanitare që e kishte shkaktuar politika zyrtare e Beogradit, zyrtarët e lartë të se cilës politikë janë në pozitat më të larta të shtetit edhe sot?! “Deklaratë emocionale” edhe mund ta quaj një “kope e mbetur pa Ogiçin e saj”, por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit?!

E them më keqardhje, për shumë arsyeje, deklarata më skandaloze është deklarata e Hashim Thaçit, i cili njëherit e mban edhe postin e njeriut të parë të Kosovës?! Është e natyrshme që njeriu të bënë ndryshime pozitive në jetë (të reformohet), por që njeriu të pëson metamorfoze totale, edhe nuk ndodh shpesh në jetën e njeriut. Thaçi në deklaratën e tij paska thënë: “Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vënë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike”. Këtu fjala është për deklaratën e Daut Haradinajt. Athua, ky njeri nuk është duke e parë se nga po vijnë kërcënimet? Unë nuk mund të besoj që ky njeri nuk e dinë se nga vijnë kërcënimet ndaj çdo qytetari në Kosovë edhe ndaj serbëve. Çështja shtrohet, pse ky njeri e bënë ketë veprim? Për të mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, për çka e mban pozitën e të parit të shtetit?! Kështu si po vepron ky njeri, nuk mbrohen as qytetarët e as shteti në krye të të cilit është? Atëherë ke po e mbron Thaçi? Si po duket Thaçi po e mbron “elitat (serbe – nënvizimi im) që mbijetuan në luftërat e të ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme”. Apo, po e mbron veten e tija?! Ai, aty nuk është për ta mbrojtur Thaçin, të bëmat apo të pa bërat e tija. Aty është për ta mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e sajë! Madje, ai duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës: çfarë normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi solli dialogu që ai udhëhoqi me qeveritarët serbë në Bruksel, veç fusnotës sipas të cilës Kosova nuk është shtet?! Pastaj këto ditë Vuçiqi i përmendi të gjitha shtetet e rajonit që dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, por askund nuk e përmendi Republikën e Kosovës! Çka do të thotë kjo? Nuk është mirë që askush të bëhet si struci e posaçërisht Thaçi për të mos parë se vërtetë nga vjen kërcënimi real për shqiptarët e të tjerët në rajonin tonë! Prandaj kot lodheni, kërcënimet kanë vetëm një adresë – Beogradin zyrtar.

Të përfundojmë: Askush në Kosovë nuk është duke i kërcënuar as serbët në përgjithësi e as serbët e Kosovës në veçanti, përkundrazi, të kërcënuar janë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe stabiliteti në rajonin tonë. Historia na mëson se sa herë është rrezikuar njëri nacionalitet është rrezikuar dhe tjetri. Askush në Kosovë apo dhe jashtë saj të mos mendoj se kjo është gjuha (gjuha e tërheqjes), që e kuptojnë qeveritarët e sotshëm të Beogradit. Kush nuk e kupton ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga historia më e re e raporteve serbo-shqiptare, sigurisht jo vetëm serbo-shqiptare. Gjithçka që ka ndodhur në dekadën e fundit të shekullit XX, është më shumë se e freskët edhe sot e kësaj dite, sidomos ke shqiptarët! Askush mos të mendojnë se shqiptarët kështu si janë, përbëjnë ndonjë rrezik në Ballkan?!

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Dyshime se në kishën ortodokse në UP po punon një grup serbësh

Next Post

Policia arreston dy persona që vodhën një golf 4 në Fushë Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Policia arreston dy persona që vodhën një golf 4 në Fushë Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.