Profesori, shpjegon se përmes destabilizimit të Kosovës serbët e veriut do të shkonin drejt një, siç e quan ai, “secesioni të përkohshëm”, ku më pas do të bëhej i përhershëm, sipas modelit të Krimesë, me referendum.
Krasniqi thekson, se kushdo që punon për destabilizimin e shtetit, inkuadrohet në skemën e strategjisë serbo-ruse.
Ja postimi i plotë i Milazim Krasniqi në Facebook:
“Strategjia e Serbisë dhe e Rusisë është që përmes dështimit të Kosovës si shtet, të realizohet ndarja e veriut të Kosovës. Fillimisht destabilizimi i Kosovës do t’i shtynte serbët e veriut drejt një “secesioni të përkohshëm”, i cili mandej do të bëhej i përhershëm, sipas modelit të Krimesë, me referendum. Jabllanoviqi sapo deklaroi se serbët e veriut do të fillojnë të vetorganziohen. Prandaj, kushdo që punon për destabilizimin e shtetit tonë, duke tentuar shkatërrimin e institucioneve, shkaktimin e anarkisë e madje duke kërcënuar edhe me luftëra, inkuadrohet në skemën e strategjisë serbo-ruse. Qoftë dhe pa vetëdije. (21 shtator 2016)”, shkruan ai.






















