“Bashkimi Evropian po e mban Kosovën në zgripc të dështimit dhe kështu po e arsyeton arbitraritetin e vet këtu”, thotë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi thotë, se BE-ja po e mban Serbinë plotësisht të patrazuar në rrugën evropiane, dhe se sipas tij kjo përkrahje asimetrike që herë a vonë do të jetë edhe në dëme BE-së, shkruan lajmi.net.
“Ndërsa Serbinë po e mban plotësisht të patrazuar në rrugën evropiane. Kjo përkrahje asimetrike herët a vonë do t’i thyhet për kokë edhe Bashkimit Evropian”, shkruan ai.
Më tutje Krasniqi, thotë se jo vetëm BE-ja, por e gjithë Evropa gjithmonë ka bërë politikë asimetrike, në dëm të shqiptarëve.
“Fatkeqësia është se jo vetëm BE-ja, po e gjithë Evropa gjithëmonë ka bërë politikë asimetrike, në dëm të shqiptarëve. Edhe kur ka qenë Koncert, edhe kur ka bërë Kongres a Konferenca, edhe kur ka bërë Luftëra, edhe kur ka bërë Paqe. Shikojini hartat e Ballkanit dhe e shihni këtë asimetri tragjike”, shkruan Krasniqi.






















