• Latest
  • Trending
  • All

Krasniqi: Hashim e Kadri, keni humbur çdo normë njerëzore

19/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krasniqi: Hashim e Kadri, keni humbur çdo normë njerëzore

19/12/2016
in Aktualitet, Lajme

Krasniqi ka deklaruar se Thaçi e Veseli, po të kishin pak moral “nuk do t’i lëshonin qentë e gjithë urithët e nëntokës, edhe të së djeshmes edhe të së sotmes, por ju keni humbur çdo parim e normë njerëzore”.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

NDIHEM I FITUAR MORALISHT

Nga Jakup Krasniqi

Pasi nuk isha në garë dhe gjithë shigjetat i drejtuat ndaj meje dhe familjarëve te mi, po ua them disa fjalë:

Hashim dhe Kadri, po të kishit pak moral nuk do t’i lëshonit qentë e gjithë urithët e nëntokës, edhe të së djeshmes edhe të së sotmes, por ju keni humbur çdo parim e normë njerëzore. E kam thënë edhe njëherë tjetër, po jua kujtoj edhe tani, thënien e një intelektuali të viteve ’90, kur e kishin akuzuar se e kishte nënë Rusinë! Ai iu ishte përgjigjur: “Këta njerëz, edhe nënën e vet ta lënë në dorë”. Së këndejmi, edhe ju u munduat përmes një zagari, fyerjen që jua bëni në kontinuitet jo vetëm drenicasve, por gjithë shqiptarëve në Kosovë, duke denigruar gjithçka njerëzore e shqiptare, të ma mveshni mua! A nuk ishit ju që me ftuat që t’i bashkohem “nënës parti”?!

Ju, gjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos pas Pavarësisë, Drenicës e Kosovës ia keni grabitur pasuritë më të mëdha, në mesin e tyre edhe Ferronikelin dhe qytetarëve të Drenicës dhe të gjithë Kosovës jua keni lënë vetëm një perspektivë, atë të ikjes nga Kosova! Por, atë që jua keni bërë qytetarëve të Drenasit nuk ia keni bërë askujt tjetër: i keni lënë më të varfrit. Kaq shumë i doni ata?! Jo vetëm kaq! I keni lënë në varfëri dhe, duke i lënë në varfëri, jua keni vrarë guximin, guximin edhe për të menduar?! Ju i frikësuat duke përdorur gjithë makinerinë e pushtetit dhe duke u thënë qytetarëve se “nëse nuk e votoni PDK-në, ju do tëizoloheni nga pjesët e tjera të Kosovës”. Kur e keni përdorur gjithë pushtetin, gjithë mekanizmat e tij, jam i bindur se keni përdorur edhe fuqinë e parasë publike, por i keni fshehur këmbët si gjarpri. Të gjitha rrugët që keni ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore, të asfaltuara apo me zhavorr, kanë qenë veprime të paligjshme dhe hedhje në baltë e parasë publike. Po të kishte shteti prokurori të mirëfilltë, ajo do të duhej t’i hulumtonte veprimet e tilla të paligjshme. Edhe mbrojtja e veprimeve të tilla nga policia është veprim i dënueshëm. Në këtë rast, policia në vend që të mbronte ligjin, ajo u vu në mbrojtje të paligjshmërisë. Kjo ka ndodhur në fshatin Negroc, më 16 dhjetor.

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër, që jo vetëm se nuk kam marrë asgjë nga Drenica dhe Kosova, por kam dhënë gjithçka që është kërkuar nga unë dhe familja ime. Po e them për të parën herë, pa modesti, nëse Drenasit, Drenicës dhe Kosovës nuk iu kam lënë emër të mirë kudo që e kam përfaqësuar Kosovën dhe shqiptarët, të paktën emër të keq as iu kam lënë e as do t’iu lë si brenda dhe jashtë vendit! Emri im, në asnjë raport ndërkombëtar nuk është lakuar dhe asnjë pengesë e vetme Kosovës nuk i është bërë në rrugën e integrimeve evropiane! Në asnjë Rezolutë te KE-së apo raport tjetër nuk është përmendur e as që do të përmendet emri im. E shihni sesi ndihem më shumë se mirë. Po ju?…

Epo, ju paskeni “harruar” që unë njerëzit i trajtoj si njerëz me integritet e dinjitet. Njerëzit nuk i zhveshi nga integriteti e dinjiteti siç bëni ju. Këtë e dinë të gjithë njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar e punuar, si në parti apo institucione te shtetit. As shokëve e as ish-shokëve nuk ua ndërsej qentë e bashkëpunëtorët e Serbisë! Krejt çka kam për të thënë e them vetë, pa e fshehur dorën dhe pa i yshtur njerëzit për të gënjyer a sharë dikë tjetër. Ju jeni mjeshtër të këtyre gjërave të pista! Juve gjithçka ua banë fytyra!

Unë edhe në këto zgjedhje e ndiej veten të fituar pa qenë në garë, se askujt në jetën time nuk ia yshta asnjë njeri të vetëm. Nuk i grabita a rrëmbeva asgjë as me veprimin e mosveprimin tim. Kalova dinjitetshëm nëpër vitet edhe kur kisha pushtet, nuk e lëndova asnjë zemër njeriu. Edhe zgjedhjet e fundit i konsideroj fitore te NISMËS, i fituam zemrat e mijëra njerëzve pa asnjë mashtrim, kërcënim apo premtim mashtrues!

Ju drejtohem ju se e filluat me ftesën qe t’ju bashkohem, ani pse unë nuk isha në garë, e vazhduat pa asnjë të drejtë me përgojime për mua e familjen time dhe e përfunduat me gënjeshtra, fyerje e sharje se gjeja unë i paskena “fyer qytetarët e Drenasit”?! Ju e dini pse e bëni ketë! Ketë politikë jo kohezive, aspak koherente e alogjike dini ta bëni vetëm ju dy e sidomos Hashimi i cili është i gatshëm te shkel mbi cilindo që guxon t’i dal përpara. E tërë jeta e tij politike është e tillë?! Andaj gjithçka që vjen nga ajo parti private e Hashimit dhe e Kadrisë, është vepër e tyre gebellsiane! Kjo është arsyeja pse unë qytetarë te Drenasit e te Kosovës, ju drejtohem vetëm atyre dhe askujt tjetër.

Unë Jakup Krasniqi, e përsëris nuk isha në garë për Kryetar te Drenasit, por ju mos e harroni kurrë këtë emër të përveçëm se ju duhet! Edhe nëse nuk e dini, se ju dini pak nga ana njerëzore e intelektuale, mësojeni tani, në rrugën time të drejtë eci edhe vetëm! Ky është mësimi im jetësor, mos gjunjëzimi as edhe njëherë para askujt! Kjo vjen nga besimi dhe dashuria që kam për njeriun, komin dhe atdheun! Po ju çka jeni e në ç’dreq besoni?!

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Hyseni: Policia e Kosovës u tregua më e suksesshmja

Next Post

Hasani: Hivzi Islami bëri plagjiaturë nga doktorata e një prifti

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hasani: Hivzi Islami bëri plagjiaturë nga doktorata e një prifti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.