Krasniqi me një postim në facebook, ka shkruara se duhet pritur për të parë në sovrani ka zgjedhur atë që i duhet shtetit dhe kombit.
Postimi i plotë i Krasniqit:
DO TË DOJA TË BESOJA?!
Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!
Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!
A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!
Unë do të doja të besoja?!
Me gjithë atë, le të shpresojmë!






















