Ja postimi i plotë i Jakup Krasniqi:
“Me Kushtetutën e Kosovës, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë diktati a presioni, veç bindjes dhe vullnetit të tij. Çdo presion mbi deputetët, është veprim antiligjor dhe antikushtetues. Deputetët me asnjë akt ligjor, nuk janë të obliguar që të vihen ekskluzivisht në mbrojtje të interesave të shefave partiak. Ndërsa, të gjitha aktet juridike dhe Betimi i deputetit i obligon ata që të vihen mbi çdo interes individual a grupor dhe në mbrojtje të interesit shtetëror.
Kështu që, Kryetari (presidenti) dhe Kryeministri duhet të heqin dorë nga çdo formë e diktatit, presionit apo e joshjes me para dhe pozita për t’i detyruar deputetët që ta votojnë demarkacionin, i cili po mbrohet nga të apostrofuarit për t’i mbrojtur interesat e tyre personale. Ndërkaq, që të gjithë janë aty për t’i mbrojtur interesat e shtetit”, shkruan ai.





















