Krasniqi, thotë se e kaluara e Xhemajlajt e bën atë të pranueshëm dhe të dashur për qytetarët e Drenasit.
Ish-sekretari i PDK-së thotë se në të kaluarën, në Komunën e Drenasit, ka pasur parregullsi dhe manipulime, duke e ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Megjithatë, thotë se është pozitive qe faktori ndërkombëtar është i interesuar të përcjell nga afër zgjedhjet më 4 dhjetor.
Në këtë intervistë ai ka thënë se Thaçi, si president i vendit, është rreshtuar në krah të PDK-së në këto zgjedhje. Krasniqi ka kritikuar atë për shkuarjen në Drenas gjatë fushatës, pasi ai duhet ta ruajë paanësinë.
“Kushtetuesja e pati shpallur antikushtetues një president, për shkak të lidhjeve me partinë”, ka thënë ai, duke aluduar në Fatmir Sejdiun.
https://www.youtube.com/watch?v=rGjoUdV9YmM?feature=oembed&w=640&h=360






















