Kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka theksuar se kjo është e mundur të realizohet por jo në zgjedhjet e ardhshme që mbahen në muajin qershor.
“Teknologjia në zgjedhje është e mundur. Praktikat botërore janë aty dhe janë realizuar, por teorikisht nga praktikisht janë shumë larg njëra-tjetrës. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë. Kur them kohë, e kam fjalën nga 20 muaj deri në dy vjet” u shpreh kryetari i KQZ-së.
“Unë nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e vendit të vet” përfundoi ai.






















