Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar atyre që të tregojnë nëse do të mbesin kryetar komune, anëtarë të kuvendeve komunale apo duan të çertifikohen deputet të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.
Sipas shkresës së siguruar nga Klan Kosova, këta duhet që përmes deklaratës ta njoftojnë KQZ-në pasi ndryshe u pamundësohet çertifikimi i tyre si deputetë.
Në njoftimin e vet, KQZ-ja citon nenin 37.3 të ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe nenin 9.3 të ligjit për zgjedhjet lokale.






















