Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dërgojë prokurorisë formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, për një hetim më të detajuar.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka shqyrtuar vetëdeklarimet e Elvis Rroshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës, dhe Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës.
Me shtatë vota pro, KQZ-ja ka miratuar kalimin e formularit të Rroshit te institucioni i akuzës për një hetim më të thelluar.
/ G.S. /















