Për anëtarësimin e KQZ-së në ACEEEO votuan shumica e përfaqësuesve të pranishëm në këtë mbledhje, thuhet nw njoftimin e KQZ-sw.
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, ka falënderuar pas votimit të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së. Ajo gjithashtu theksoi edhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.
Në Tiranë (21 – 23 shtator) po mbahet Konferenca e 25 Vjetore e ACEEEO-s, e cila organizohet nga Komisioni Qendrori Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë dhe ku po marrin pjesë zyrtarë zgjedhorë nga rreth 40 vende të botës.
Në këtë Konferencë po merr pjesë edhe një delegacioni Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve: Ilir Gashi, Adnan Rrustemi, Binak Vishaj, Eshref Vishi, Ercan Spat dhe kryeshefitekzekutiv të SKQZ-së, Enis Halimi.
Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë Konferenca, do të ofrohet një panoramë e përgjithshme në lidhje me pjesët dhe ecuritë thelbësore të zgjedhjeve që nga themelimi i ACEEEO-s.
Po ashtu, do të paraqiten edhe zhvillimet e fundit të teknologjisë zgjedhore në aktivitetin e titulluar: “Zhvillimi i Teknologjisë së Zgjedhjeve në 25 vitet e fundit – Samiti i Kryetarëve të Komisioneve Zgjedhore dhe kompanive që lidhen me zgjedhjet”.






















