Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë për Indeksonline se në të gjithë Kosovën janë 889 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime.
“Deri më tani janë akredituar 7 grupe vëzhguesish me gjithsej 20 mijë e 24 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, Organizata Ndërkombëtare, Organizata Jo-Qeveritare vendore, përfaqësi diplomatike dhe media vendore e ndërkombëtare”, ka theksuar Elezi.
Sipas tij, KQZ-ja, sikurse në të kaluarën do të ofrojë mundësinë për të votuar të gjithë votuesve të cilët nuk mund të dalin në vendvotimin e tyre për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose cfarëdo paaftësie tjetër.
“Periudha e regjistrimit për votim përmes ekipeve mobile ka përfunduar më 28 maj”, ka përfunduar Elezi.























