Kostandin Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë ka bërë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme gjyqësore, e cila ka zgjatur vetëm disa minuta, prokurori i çështjes ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes dhe vetë Xhuvanit për gjykim të shkurtuar dhe ka paraqitur disa akte të tjera që do të përdoren në këtë hetim. Kryesisht bëhet fjalë për një tabelë fotografike nga vendi i ngjarjes dhe për akte të tjera ekspertimi, të nevojshme për hetimin. Djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani, nuk ka pranuar të njihet me këto akte duke pranuar se është dakord me cfarë ka sjellë organi i akuzës. Pritet që në seancën e radhës, që do zhvillohet më 29 janar, gjykata do të shprehet për kërkesën e Xhuvanit për gjykim të shkurtuar. Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave, pas një konflikti të ndodhur më 4 nëntor të vitit të kaluar në një lokal nate në Tiranë, ku u ekzekutuan me armë zjarri katër shtetas.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















