Premiera e filmit dokumentarkushtuar rapsodit dhe atdhetarit Dervish Shaqa,me regji dhe skenar të gazetarit të njohur Asllan Bajrami, u shfaq sot në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.
Filmi pasqyron jetën dhe veprimtarinë e Dervish Shaqës, si dhe sakrificat e shumta të tij, përfshirë edhe braktisjen e familjes për të mërguar në Shqipëri.
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare dhe këngët e tij në atë kohë konsideroheshin si një thirrje për çlirim të popullit shqiptar dhe si thirrje kundër shtetit jugosllav. Për këtë arsye, siç tregon edhe filmi i shfaqur, ai edhe ndiqej nga UDB-ja.Kjo e shtyri Shaqën që në vitin 1956 të shpërngulet në Shqipëri, dhe këtë e bëri jo nga frika për jetën e vet, porse për të pasur mundësi që t’i ndihmojë popullit të vet në luftën për liri.
Sipas Skender Haklajt, i cili rapsodin e ka njohur personalisht, ai edhe pse nuk e ka parë për një kohë të gjatë familjen, kurrë nuk i ka harrur ata dhe ka qenë gjithmonë i dhënë dhe besnik ndaj tyre.
Djali i madh i Dervishit, Shpend Shaqa, tha se ndihet i nderuar që është bërë një dokumentar i tillë dhe se tani është arritur qëllimi i të atit, e që ka qenë çlirimi iKosovës.


















