Mirëpo, në situatën aktuale PAN-i ka vetëm 39 deputetë dhe së bashku me minoritetet nuk mund të shkojnë në më shumë se 59 sish. Në këtë rast atyre u duhen të paktën edhe 2 deputetë nga koalicioni LAA. Deri më tash Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR-ja e dhe Alternativa, të cilat krijojnë koalicionin LAA, kanë dalë me deklarata zyrtare se nuk do të mbështesin PAN-in për krijimin e Qeverisë. shkruan Zeri.
Në këtë rast, analistët kosovarë parashikojnë përsëritjen e situatës së vitit 2014, ku nuk ishte arritur që të formohej qeveria për muaj të tërë. Megjithatë ata shtojnë se bllokadë apo jo, kjo varet edhe nga ushtrimi i maturisë së presidentit Thaçi.






















