Në ceremoninë e cila është organizuar për shpërblimin e tatimpaguesve të vitit 2013, pesë kompanitë të cilat u shpërblyen në katëgorinë e parë me qarkullim vjetor mbi 5 milionë euro janë Shoqëria Aksionare ‘Cacttus’, ‘Deloite Kosova’, ‘Intering SHPK’, ndërmarrja tregtare ‘Fortesa’, si dhe ‘Birra Peja’.
Ato me qarkullim vjetor prej 1-5 milionë euro ishin ‘Arena Engineering’,’Villa Gërmia’, ‘MsM Mobile’, ‘NewCo Trofta’, dhe “Studio Moderna’. Kurse kompanitë me qarkullim vjetor 100 mijë deri në 1 milionë euro ishin Kompania ‘Grant Forton’, ‘Arianiti-A’, ‘IMS Refractory’, ‘Contec’ si dhe kompania ‘Elmak’.
Sipas, Behxhet Halitit, drejtor gjeneral i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me përkushtim do të vazhdojnë ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative edhe viteve të ardhshme në mënyrë që tatim paguesit t’i përmbushin të gjithë të drejtat dhe obligimit brenda një kohë sa më të shkurtë.
Haliti tha se ATK-ja për vitin e ardhshëm është duke punuar që t’i lansoj edhe dy projekte të reja të cilat do të bëjnë më të lehtë dhe më të lirë deklarimin dhe pagesën e gjithë atyre tatim paguesve që janë të rregullt, madje ai pohoi se ky takim me tatimpaguesit është drejt afrimit të tatimpaguesit ideal.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se kontributin më të madh për zhvillim ekonomik e meritojnë të gjithë kompanitë në Kosovë, madje sipas tij, flitet shumë për ekonomi e bëhet shumë pak.
Kurse, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, pohoi se viteve të fundit është bërë një punë e madhe në përmirësimin e dialogut publiko-privat si rezultati i angazhimit të bizneseve, madje ai shtoi se mbledhja e të hyrave nuk mund të bëhet me mbledhje të detyrueshme.
E, po ashtu edhe Lulzim Rafuna, drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, tha se 90% e bizneseve kalojnë në kanalin e gjelbërt, ku brenda një periudhe shumë të shkurtë e marrin urdhër pagesën dhe malli lëshohet në qarkullim të lirë, duke shtuar se 10% kalojnë në kanalin e kuq dhe janë të përkushtuar që këtë përqindje ta zvogëlojnë më shumë mirëpo sipas tij, zvogëlimi i kësaj përqindje varet nga bizneset.
Ndryshe, nga gara për shpërblim të tatimpaguesve janë përjashtuar bizneset që funksionojnë në tregje të mbikëqyrura.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/shperblehen-tatimpaguesit-me-te-mire-per-vitin-2013-25238/#sthash.zjxV1Nkr.dpuf















