Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është arrestuar nga policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Atij i janë vënë prangat nga policia dhe është dërguar në Gjykatë.
Kjo nuk është hera e parë që eksponentë të opozitës në Kosovë prangosen nga policia.
Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar pak kohë më parë dhe është dërguar para Gjykatës. Kujtojmë që gjendja politike në Kosovë prej kohësh nuk është aspak e mirë.















