• Latest
  • Trending
  • All

Kosovarja e rrah të bijën me kabllo, Zvicra e gjykon si të sëmurë psikike

31/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosovarja e rrah të bijën me kabllo, Zvicra e gjykon si të sëmurë psikike

31/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Gjatë plot tri orëve sa ka zgjatur seanca e gjykimit kosovarja 44 vjeçare nuk ka pushuar së qari. Para një muaji ajo është dëbuar nga Zvicra, por me një vizë asaj i ishte mundësuar të vinte në Zvicër për të marrë pjesë në gjykimin e saj, që u zhvillua të mërkurën, shkruan zürichseezeitung.ch. Në fund të muajit ajo duhet të kthehet sërish në Kosovë, ku jetojnë prindërit e saj, të cilët janë shumë të vjetër që të mund të kujdesen për të, ankohet 44 vjeçarja, transmeton albinfo.ch. Ndërsa atë e mbështesin ende fëmijët e saj të cilët bashkë me babanë e tyre jetojnë ende në Zvicër.

Por ka qenë pikërisht dhuna e rëndë që ajo ka ushtruar ndaj njërës nga vajzat e saj që e ka shkaktuar dënimin dhe pastaj dëbimin e saj në Kosovë.  Ajo e kishte rrahur atë me një kabllo elektrike ndërsa si shkak për shpërthimin e saj ndaj vajzës kishte përmendur dyshimin se ajo po konsumonte drogë. Gjykata e Qarkut See-gaster e kishte dënuar në vitin 2011 gruan me 24 muaj burg me kusht ndërsa dënimi lidhej edhe me masën e dëbimit, përcjell albinfo.ch. Edhe Gjykata Federale e Zvicrës, ku kosovarja qe ankuar, në shkurt të vitit 2015 kishte vendosur kundër saj, pra ajo duhej të kthehej në Kosovë. Që nga momenti kur i është bërë e qartë se është e detyruar të lëshojë Zvicrën, pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar në klinika psikiatrike. Ndërsa me marrjen e vendimit përfundimtar për dëbim, ajo ka bërë disa përpjekje për vetëvrasje.

Dy ekspertiza mjekësore që i janë bërë, kanë konstatuar te ajo një ulje të lehtë deri të mesme të aftësisë së veprimit. Kjo ka bërë që Gjykata e Kantonit të miratonte kërkesën për rishikim që e kishte bërë avokati i gruas. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Qarkut tashmë ishte i plotfuqishëm, ajo ishte detyruar të merrej sërish me rastin. Një veprim jo i zakonshëm edhe për juristët.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në procesin e parë të mbajtur në Uznach, ndonëse ishte bërë fjalë për një sëmundje eventuale psikike, askush nuk kishte kërkuar të bëhej ekspertizë. Ndërkaq, gjykata nuk ka ndërmarrë një gjykim krejtësisht të ri të rastit, çfarë e kishte kërkuar mbrojtja.

Kështu, gruaja mbetet e dënuar për rrezikim jete dhe për lëndim të thjeshtë trupor, në të dyja rastet. Mirëpo sëmundja psikike ka një ndikim të theksuar në masën e dënimit. Kështu, gjyqtarët ia kanë ulur dënimin për një të tretën. Kështu, në vend të 24 muaj heqje lirie, ajo është dënuar me vetëm dhjetë muaj me kusht dhe me gjobë me kusht prej 30 njësish ditore nga 100 franga.

Kjo masë e ulët ndëshkuese, sikur të ishte shqiptuar në procesin e parë, me siguri nuk do të çonte në dëbimin e gruas në Kosovë. Kjo për faktin se jetësimi i Iniciativës për dëbim kërkonte që dëbimi të bëhet për të dënuarit me 12 muaj burg e më shumë.

Mirëpo, gjyqtarët e Gjykatës në Uznach nuk kanë kompetencë për të ndryshuar këtë masë ndëshkuese (dëbimin). Prandaj, kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, edhe përkundër faktit se tashmë edhe vet viktima, vajza e saj është shprehur kundër dënimit të së ëmës, përcjell albinfo.ch. Ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit të mërkurën dhe shpërtheu në lot kur e ëma tha se për të kishte rëndësi vetëm mirëqenia e familjes, ndërsa vetë nuk kishte më përse të jetonte.

Tags: albanian
Previous Post

Veseli: Vetëvendosje po e luan lojën e sulmit si teknikë mbrojtje

Next Post

Të akuzuarit nga gjykatat, jashtë garës zgjedhore

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Të akuzuarit nga gjykatat, jashtë garës zgjedhore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.