• Latest
  • Trending
  • All

Kosovari që unifikoi gjuhën e shqiptarëve

28/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Kosovari që unifikoi gjuhën e shqiptarëve

28/01/2019
in Edukimi, Kosova, Kulture

Profesor Idriz Ajeti mbush këtë vit plot 102 mote kur kundroi për të parën herë agun e mëngjesit në Medvegjë. Nuk i kanë mbetur më bashkëmoshatarë në këtë jetë, në mos sosh komilitonë shkolle a universiteti, që të kenë fiksuar në kujtesë datën kur i festonin ditëlindjet.

Ndërkohë ish-studentë e ish-studentë të ish-studentëve të tij, të gjithë të zbardhur nga mos harreken e rropaten ende sot të qëmtojnë dëshmi bindëse, nëse ditëlindja e tij përkon zyrtarisht me ditën e sotme, shi më 27 janar 1917, apo do shtyrë me nja gjashtë muaj, bash më 26. qershor 1917. Sigurisht që ky pseudo problem, përpos dobisë së datimit të saktë biografik,së paku nuk i mballos kujt e sidomos Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ndonjë të keqe shtesë, madje as që vjen e përqaset dot me atë zezonë të madhe kulturore-intelektuale për mbarë kombin shqiptar që nxisin dhe pleksin nata me natë Emilët tanë të periudhës së tranzicionit. Janë bash këta Emilë që nuk u bën syri tërr e mëngojnë të dhunojnë deri edhe emrin e profesor Ajetit, duke e bërë bashkëautor pamfletesh gazetareske,thjesht e vetëm me epshin për të minuar në çdo hap e me çdo kusht nismën fan mirë të Këshillit Ndër akademik Shqipëri-Kosovë lidhur me mbarështimin në vazhdimësi të normës gjuhësore në shkrimin e shqipes, të cilën jemi mësuar ta lëçisim në kohën tonë më fort si Shqipja Standarde (me -d- në rrokjen fundore), duke u përgatitur”Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” dimërimin e përjetshëm në ndonjë pavion të Muzeut Kombëtar, ja ashtu si çdo relike materiale-shpirtërore e trashëgimisë së vyer kulturore të popullit shqiptar.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Asgjëmangut, në përvjetorë të kësaj natyre çdo kumtues është i detyruar t’i anashkalojë këtij bërllogu intelektual po-shqiptar në jetën e përditshme, duke u përqendruar kështu thjesht dhe vetëm në thurrjen e laudatio-sndaj Jubilarit dhe prurjeve të tij në kulturën mbarëshqiptare. Veçse në rastin tonë ky detyrim fatlum nuk e lehtëson assesi sendërtimin në letër të bardhë të dëshirës së madhe. Dhe arsyeja është e thjeshtë, thuajse triviale: Jubilari ynë ka mbushur ndërkohë një moshë biblike dhe penda e tij nuk ka reshtur së shkruari dekada me radhë. Por jo vetëm kaq:profesor Ajetin e kemi sot e gjithë ditën mes nesh e se kush ushqen dhe ushqehet me shpresën dhe dëshirën e mirë me përjetuar në vazhdimësi – qoftë edhe në formën e kumtit gojor e të bashkëbisedimit – përsiatjet e tij për çështje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me shqipen.

Profesor Idriz Ajeti mbush këtë vit plot 102 mote kur kundroi për të parën herë agun e mëngjesit në Medvegjë. Nuk i kanë mbetur më bashkëmoshatarë në këtë jetë, në mos sosh komilitonë shkolle a universiteti, që të kenë fiksuar në kujtesë datën kur i festonin ditëlindjet. Ndërkohë ish-studentë e ish-studentë të ish-studentëve të tij, të gjithë të zbardhur nga mos harreken e rropaten ende sot të qëmtojnë dëshmi bindëse, nëse ditëlindja e tij përkon zyrtarisht me ditën e sotme, shi më 27 janar 1917, apo do shtyrë me nja gjashtë muaj, bash më 26. qershor 1917. Sigurisht që ky pseudo problem, përpos dobisë së datimit të saktë biografik,së paku nuk i mballos kujt e sidomos Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ndonjë të keqe shtesë, madje as që vjen e përqaset dot me atë zezonë të madhe kulturore-intelektuale për mbarë kombin shqiptar që nxisin dhe pleksin nata me natë Emilët tanë të periudhës së tranzicionit. Janë bash këta Emilë që nuk u bën syri tërr e mëngojnë të dhunojnë deri edhe emrin e profesor Ajetit, duke e bërë bashkëautor pamfletesh gazetareske,thjesht e vetëm me epshin për të minuar në çdo hap e me çdo kusht nismën fan mirë të Këshillit Ndër akademik Shqipëri-Kosovë lidhur me mbarështimin në vazhdimësi të normës gjuhësore në shkrimin e shqipes, të cilën jemi mësuar ta lëçisim në kohën tonë më fort si Shqipja Standarde (me -d- në rrokjen fundore), duke u përgatitur”Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” dimërimin e përjetshëm në ndonjë pavion të Muzeut Kombëtar, ja ashtu si çdo relike materiale-shpirtërore e trashëgimisë së vyer kulturore të popullit shqiptar.

Asgjëmangut, në përvjetorë të kësaj natyre çdo kumtues është i detyruar t’i anashkalojë këtij bërllogu intelektual po-shqiptar në jetën e përditshme, duke u përqendruar kështu thjesht dhe vetëm në thurrjen e laudatio-s ndaj Jubilarit dhe prurjeve të tij në kulturën mbarëshqiptare. Veçse në rastin tonë ky detyrim fatlum nuk e lehtëson assesi sendërtimin në letër të bardhë të dëshirës së madhe. Dhe arsyeja është e thjeshtë, thuajse triviale: Jubilari ynë ka mbushur ndërkohë një moshë biblike dhe penda e tij nuk ka reshtur së shkruari dekada me radhë. Por jo vetëm kaq:profesor Ajetin e kemi sot e gjithë ditën mes nesh e se kush ushqen dhe ushqehet me shpresën dhe dëshirën e mirë me përjetuar në vazhdimësi – qoftë edhe në formën e kumtit gojor e të bashkëbisedimit – përsiatjet e tij për çështje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me shqipen.

Një opsion i dytë për mua si shkrues i këtyre radhëve do të ishte në fakt edhe të përmblidhja kujtimet e tim eti, Shaban Demirajt për profesor Ajetin, por edhe kjo temë nuk ezaurohet dot brenda hapësirës që i mundëson “Milosao” një shkrimi sado të spikatur. Të dy i ka lidhur një kolegjialitet dhe miqësi e sinqertë dhe e lashtë, andaj nuk është aspak çudi, përse emri i profesor Ajetit lakohej aq shpesh në familjen tonë, qysh në fillimet e viteve 70-të të shekullit të shkuar, kur im atë filloi të vizitonte rregullisht Kosovën e unë si adoleshent mezi e prisja të kthehej me ndonjë top basketbolli apo me çimçakiz akaramele e më pas, kur u “burrërova” – d.m.th. aty nga mosha 14 vjeç – edhe me cigare “Kent”, që ia vidhja tinëz nga çantat.

Por le të kthehem në temë: Vështirësitë që kisha në përzgjedhjen e njërit apo tjetrit opsion më detyrojnë tash të ndalem thukët në dy dhunti të karakterit human dhe profesional të profesor Ajetit, të cilat i kam fiksuar dikur qysh fëmijë prej kumte vetë tim eti, ndërsa sot më mbetet vetëm t’i përditësoj drejtpërdrejt ose tërthorazi qoftë me aktivitetin e tij shkencor, ashtu edhe me angazhimin e tij social në mbarështimin largvajtës të albanologjisë e të kulturës shqiptare në përgjithësi.

Ndër këto dy dhunti, e para nuk është aspak e vështirë sot për t’u diktuar, e për këtë mjafton të shfletojmë me lexim diagonal prurjet e derisotme të profesor Ajetit, të përmbledhura qoftë edhe pjesërisht në opusin e tij pesë vëllimësh si botim i veçantë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (Prishtinë 1997/8). Ky opus, sikurse shumë e shumë botime të tjera, të organizuara këso rastesh jubilare dëshmojnë qartë që në personin e profesor Ajetit gjëllin si dhunti e lindur etja për njohje të gjithanshme të shqipes. Rinia, shkolla, studimet universitare, sikurse e gjithë jeta e tij shkencore-akademike konfigurojnë së bashku atë sjellje thuajse instinktive në aktivitetin e tij intelektual që feks e tingëllon sot në sytë e veshët tanë pikërisht si etje e amshuar për njohje të thelluar të shqipes në të gjitha perspektivat e mundshme, ndër to:

– shqipja si gjuhë e gjallë e me larmi varietetesh bashkëkohore (:të folmet e Zarës dhe të Istries,të Krajës dhe të Shestanit, të zonëssë Preshevës etj.);

– shqipja në fazat e ndryshme të evolucionit të saj historik;

– shqipja në marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinjë;

– kultura e shkrimit shqip në kohë e hapësirë (: shqipja e Kosovës në shek. XVIII-XIX etj.); e last but not least:

– shqipja bashkëkohore në fokusin e planifikimit gjuhësor përgjithë hapësirën kompakte shqipfolëse në Ballkan dhe diasporë.

Mjaftojnë këto prurje në gjithë këto fushame përsiatur mirëfilliatëndërlidhni përmasash të pazakonshme me gjuhën shqipe që përjeton profesor Ajeti edhe në këtë qindvjeçar të dytë të jetës së tij. Nuk gabojmë aspak, po të mëtojmë tash se Shqipja, e personifikuar në Zonjën Shqipe, është pas gjase Ora e tij personale, që i rri gjithherë pranë, e shoqëron,e mbrondhe e orienton në jetën e tij intelektuale. Kështu i përcillja dikur si adoleshent fjalët e tim eti, që gjithmonë ngazëllehej, kur binte fjala për profesor Ajetin me Çetën e tij të Profetëve Gjuhëtarë të Kosovës, e thosh: “Or’ po, ata do na lënë prapa shpejt neve këtej. Jo për gjë, por…; se jo vetëm i kanë mundësitë, xhanëm (!), për literaturë…, por sikur…, ata sikur kanë lindur për gjuhëtarë.” E unë si fëmijë fantazoja, se si profesor Ajeti, kur kishte lindur dikur aty nga viti i largët 1917,kishte pranë si vejtore të fatit Orën Shqipe. Ora Shqipe i kishte diktuar orientimin në jetë, deri si të ecë e të vallëzojë virtualisht me të, kur dhe si të kombinojë hapat para e mbrapa e kur të kthehej djathtas, apo të rrotullohej majtas.

Pikërisht në këtë qerthull marrëdhëniesh virtuale me Orën Shqipe diktojmë edhe atë dhunti të dytë, në personin e profesor Ajetit. Ani, është kjo një dhunti,pas gjase po e lindur,por që arrijmë ta deduktojmë mirëfilli si të tillë, sidomos kur përqendrohemi në angazhimin e tij social, bash kur ngjërojmë ashtu mes rreshtash në shkrimet, qëndrimet dhe intervistat e tij ndaj planifikimit gjuhësor, përkatësisht njësimit të normës gjuhësore për shqipen e shkruar në gjithë hapësirën kompakte shqipfolëse në Ballkan.

Lejohem të kumtoj me këtë rast thjesht përvojën time personale, pikërisht mënyrën se si e kam përjetuar- ndonëse me shumë vonesë (!) – atë angazhim social të profesor Ajetit në shkrimet e tij përgjatë rrjedhës së procesit të normëzimit të variantit të shkruar të Zonjës Shqipe. S’kam përse e fsheh atë mbresë të thellë që më ka lënë njëri ndër artikujt e hershëm, në mos më i hershmi i botuar i profesor Ajetit në këtë fushë: “A ka gjâ mâ punë n’ortografinë e shqipes?”(Përparimi, Prishtinë 1958, nr.7-8, f.471-476). E përcjellim rishtas këtë shkrim në opusin pesëvëllimësh të profesor Ajetit, duke e shoqëruar njëherësh me buzëqeshje të rastit si edhe me seriozitetin e duhur: a) me buzëqeshje të rastit, sa i përket formës aktuale, meqë shkrimi origjinal është përshtatur i tëri në variantin normativ letrar të Zonjës Shqipe, madje qysh në titull: “A ka më punë në ortografinë e shqipes” (“Vepra”, bl. 2, f. 203-7); sikurse b) me seriozitetin e duhur, sa i përket mesazhit të natyrës universale që emeton ky titull, sidomos në kohën tonë dhe në hapësirën tonë shqipfolëse, bash kur ish-nxënës të tij e shtrojnë sot rishtas këtë pyetje si imperativ i kohës.

Prashtu pa dashur të zgjatem, lejohem të shtoj pa drojë, se ngjërimi i këtij shkrimi të parë sikurse i çdo shkrimi, qëndrimi e interviste të mëvonshme që ka botuar e dhënë profesor Ajeti këta 6 dhjetëvjeçarë në vazhdim për çështje të normës gjuhësore, mësjell ndërmend kumtin e dikurshëm ngazëllyes të tim eti, të cilin ma përsëriste shpesh: “Që sot kemi një shqipe të njësuar, mor bir (!), këtë duhet t’ia dimë [për nder] Kosovës, e cila u sakrifikua përsëri për ne”- sakrifica e parë shoqëroi cungimin e dikurshëm të Shqipërisë – dhe i shkëlqenin gjithnjë sytë kur përmendte me këtë rast emrin e profesor Ajetit.

Unë i kisha a s’i kisha aty te 14-at atëherë,kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë (1972), dhe im atë ishte për mua si gjithnjë i vetmi person kontakti me botën, thënë më saktë qiellin e largët e të paarritshëm të Kosovës. Se kush ishte profesor Ajeti e çfarë rëndësie jetike kishte për ne kjo Shoqja Gjuhë me katër mbiemra: ,në fakt nuk arrija ta përtypja dot, por meqë i besoja tim eti në çdo fjalë që thosh, fillova ta dua edhe unë si i marrë profesorin tonë të nderuar, anipse nuk e kisha parë kurrë herë, as në fotografi. Ja që kjo rrethanë më ndihmoi shumë,se fillova ta përfytyroja profesor Ajetin tamam si Prometheun mitik, duke i sjellëzjarrin, që vjen me thënë gjuhën letrare-kombëtare të njësuarshqipe vëllerzërve tanë në Kosovë, e ashtu me bark të çjerrë e me mushkëri të përgjakuragjëmonte sa tundej dheu: “S’ka mâ Shqypni, as Dhe t’ Arbnit, asmâGegni;ka vetëm Shqipëri, Arbëri e Gegëri!” Më vonë, filloi të më vinte vërtet shumë keq ta shihja profesor Ajetin ashtu të shqyer e të sakatosur, si mos o Zot! Prandaj ndërrova mendje shpejt dhe e këmbevaPrometheun me Odinin, babazotin e mitologjisë nordike.Edhe ky zot babaxhan ishte, e po aq i etur për dije, mençurie sakrifica si profesor Ajeti;andajla pengfillimisht një sy, vetëm e vetëm që të pinte një kupë prej Burimit të Dijes që e ruante ZonjaMirmir, ndërsamëvonë, kur donte të mësonte edhe zanafillën e shkrimit runik, nuk e bëri më të gjatë, por u vetëvar për nëntë ditë e nëntë net me radhë në Pemën e nëntë Botëve(Yggdrasil). Ja që pas nëntë ditëve së ndenjuri varur e mësoi edhemisterin e gjuhës Runa e sipas mitologjisë nordike jet e gjëllin sot e gjithë ditën shëndoshë e mirë në qiellin e nëntë.

Për fatin tonë të madh, edhe profesor Ajeti, jo vetëm që e njeh dhe zotëron shqipen letrare, ase Standardin – siç po mësohemi ta mësojmë përmendësh këtë fjalë sot – por gëzon edhe shëndet të plotë, duke përjetuar me këmbë në tokë e mes nesh përvjetorët e tij biblikë. Veçse nuk është thjesht dhe vetëm etja për dije ajo dhunti e lindur që e nxiti profesor Ajetin të sakrifikohej për Runa-n shqipe. Vijmë kështu tek ajo dhunti e dytë, e lindur ashtu natyrshëm te shqiptari i thjeshtë i Medvegjës, i Kosovës dhe i Shqipërisë mbarë: dëshira me qenë gjithmonë bashkë, bash sipas motos “një komb – një gjuhë”/Prof.Bardhyl Demiraj, LMU München/RFGJ.

Post Views: 136
Tags: gjuha shqipeidriz ajeti
Previous Post

Oketa tregon pse u rikthye në PD dhe nëse do kandidojë për Bashkinë e Durrësit

Next Post

Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën me automatizëm në OKB

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën me automatizëm në OKB

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.