Kosovarët më shtrenjtë po paguajnë për perimet, rrymën, gazin e lëndët e tjera.
Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet si mishi (1,2%), qumështi, djathi dhe vezët (1,3%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (8,4%), duhani (5,1%), veshje (2,5%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (1,6%)-(ngritje e çmimit të druve për ngrohje), shërbimet për transport (12,4%) si dhe (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan).
Sheqeri për kilogram është rritur për 4 cent krahasuar me periudhën e vitit paraprak. Po ashtu janë rritur çmimet edhe për kafe e çaj. Të dy këto produkte që nga muaji nëntor do të blihen me nga 4 cent më shumë.
E edhe drutë të cilat janë të domosdoshme për sezonin e dimrit kanë pësuar ngritje të çmimeve. Një metër kub e tyre në treg kushton 39.02 euro krahasuar me muajin shtator kur ato kushtonin 38 euro.
Po ashtu edhe çmimi për shfrytëzimin e energjisë elektrike sipas të dhënave të ASK’së, është rritur. Për një kwh kosovarët që nga muaji tetor do të paguajnë 20 cent më shumë se sa në muajt e tjetre.
E ndërkohë që sipas analizave të tregut burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare, del të jenë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, pra remitencat.






















