Gjithashtu ambasadori amerikan ka theksuar se marrëdhëniet serbo-amerikane janë të mira dhe do të mbeten të tilla.
“Mosmarrëveshja është sigurisht dhe qëndron atje. Në çështjen e pavarësisë së Kosovës, si për Serbinë edhe për 110 vende të tjera që nuk e njohin atë. Kjo është për shkak të një mosmarrëveshje.”, ka shtuar Scott, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu ka komentuar çështjen se rajoni ishte në tension kohët e fundit, duke theksuar se shumë nga tensionet lidhen me zgjedhjet dhe politikanët në tre vendet veçanërisht në Kroaci.
Por Scott ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të preferuar në garën presidenciale në Serbi dhe se do të bashkëpunojnë me këdo që është i zgjedhur, kushdo që të jetë ai.
Ndërsa kur u pyet për të komentuar mbi referendumin, ai ka theksuar se marrëveshja e Dejtonit ka qenë një faktor i rëndësishëm për arritjen e paqes në rajon.
Kurse Scott duke iu përgjigjur një pyetje një Vuk Jeremic mund të zëvendësojë Ban Ki-Moon në vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ai ka thënë se Jeremic zhvilloi një fushatë të suksesshme.
“Ai është njëri me energji dhe aftësi diplomatike, siç shihet në mbështetjen që ka marrë. Unë nuk e di cili do të jetë rezultati i votimit, por unë e di se pasardhësi i Ban-it do të ballafaqohet me probleme të mëdha, sidomos në reformën e sistemit të OKB-së. Nuk mund të them nëse është më i miri apo më i keqi”, ka përfunduar Scott.






















