• Latest
  • Trending
  • All

Kosova problem në Kushtetutën e ardhshme të Serbisë

30/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova problem në Kushtetutën e ardhshme të Serbisë

30/03/2016
in Lajme

Vazhdimi i dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjithsesi që kësaj të fundit do t’ia imponojë edhe shqyrtimin e çështjes së definimit të Kosovës në kushtetutën e vet shtetit serb.

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, qysh para vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati paralajmëruar që ndryshimet kushtetuese do të vijojnë deri në fund të vitit 2017.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por, mbetet pikëpyetje se, në qoftë se Vuçiq do të jetë përsëri kryeministër i vendit të tij dhe me shumicë parlamentare, a do të mundet ai që të nxitë ndryshimet në aktin më të lartë ligjor.

Milovan Dreçun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është iluzion të priten ndryshimet kushtetuese, në kuptimin që Serbia, në çfarëdo forme, të heqë dorë nga territori i saj.

“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën mund të kërkojë nxjerrjen eventuale, veçanërisht, të ligjit kushtetues, në mënyrë që marrëveshjet të përshtaten në rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Serbisë. Këtu, kryesisht, mendoj për Bashkësinë e komunave serbe, sepse ajo duhet të njihet në rendin tonë kushtetues, për shkak se Serbia duhet ta financojë”.

“Por, ajo për të cilën disa spekulojnë dhe që dëshirojnë të na detyrojnë, që ta pranojmë, siç thonë, realitetin në Kosovë – të presësh diçka të tllë është iluzion. Pra, Serbia, për asnjë çmim, nuk do të heqë dorë nga Kosova, por Kushtetuta duhet të përshtatet, të përcjellë rrethanat shoqërore, të cilat ndryshojnë”,ka thënë Dreçun.

Vesna Rakiq Vodineliq, profesoreshë e të drejtës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kushtetutën e Serbisë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar.

Por, ajo nuk beson që në Kuvendin e Serbisë do të kalonte “nxjerrja” e Kosovës nga kushtetuta serbe, për shkak se nuk mund të plotësohet kushti i votimit nga dy të tretat e deputetëve në këtë Kuvend.

Megjithatë, sipas saj, duhet të mendohet që pozita e Kosovës të rregullohet me preambulë në Kushtetutë, dhe si pjesë e saj, nuk do të ishte normativë që në mënyrë të detyrueshme duhet të zbatohet.

“Ajo që, sipas gjykimit tim, do të ishte më optimale -sepse asgjë tjetër nuk ka shans të kalojë me dy të tretat e votave – do të ishte një dispozitë që na përkujton në dispozitën e Grundgesetz-it, ligjit bazik të Gjermanisë perëndimore të dikurshme. Kjo dispozitë tregonte se Gjermania në atë kohë ishte e ndarë dhe se shtetasit e Gjermanisë lindore konsideroheshin në një mënyrë shtetas të Gjermanisë perëndimore dhe se ekzistonin disa shpresa dhe pritje për një bashkim në të ardhmen, gjë që edhe ndodhi”.

“Ajo Kushtetutë gjermano-perëndimore, asnjëherë nuk ka shprehur pretendime territoriale dhe as që ka pasur tentime që ato të realizohen. Natyrisht që kontekstet historike janë krejtësisht të ndryshme, por ky është vetëm një shembull për pritjet, para së gjithash politike dhe emotive, të cilat, të themi se ‘mund të kalojnë’”, tha Rakiq Vodineliq.

Dushan Janjiq, kryesues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se mënyra e ndryshimeve kushtetuese, të cilën e kishte vendosur Slobodan Millosheviq, nuk ekziston askund në botë dhe ajo mënyrë ka mbetur deri më sot. Sipas tij, gati se është e pamundur të ndryshohet kushtetuta, prandaj duhet parë mundësitë tjera.

“Nëse ndiqet norma e Millosheviqit për mënyrën e ndryshimit të Kushtetutës, normë e cila ka mbetur edhe në Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006, atëherë ekzistojnë vetëm dy mundësi: të shkohet në referendum ose që ajo të ndryshohet me një deklaratë për parimet kushtetuese. Ja një shembull i thjeshtë: si ka qenë e mundur që të sillet neutraliteti ushtarak me rezolutë të Kuvendit – për të cilin ka votuar edhe Vuçiqi – dhe të mos ndryshohet Kushtetuta?”

“Nëse kjo ka qenë e mundur për neutralitetin ushtarak, atëherë e njëjta, me një rezolutë ose deklaratë të Kuvendit, mund të bëhet edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe për afrimin me bashkimin evropian. Pra, teknika ligjore është shprehje e vullnetit politik”, ka theksuar Janjiq.

Sidoqoftë, Zyra e kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka hedhur poshtë mundësinë e heqjes së Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

Në anën tjetër, përkujtojmë se kryeministri serb Vuçiq, në maj të vitit 2015, para vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Wall Street Journal, kishte folur për ndryshimet kushtetuese, që përafrojnë Serbinë në integrimet evropiane, dhe pjesë e këtyre ndryshimeve do të mund të ishte edhe ndryshimi i pozitës së Kosovës në këtë Kushtetutë.

Previous Post

Vrasja e shqiptares në Holandë, shpallen në kërkim dy të dyshuar

Next Post

Kroacia “nxeh” situatën në rajon

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kroacia “nxeh” situatën në rajon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.