Të dhënat e nivelit të varfërisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë të vitit 2011. Sipas këtyre të dhënave, shkalla e varfërisë së përgjithshme është 29.9 për qind, derisa varfëria ekstreme 10.2 për qind.
Varfëria ekstreme, sipas Bankës Botërore, përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, derisa varfëria e përgjithshme nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë.






















