Policia e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi 4 909 bimë narkotike të llojit kanabis sativa anembanë territorit të saj si dhe ka sekuestruar mbi 600 kilogramë drogë .
Kjo situatë ka alarmuar drejtuesit e Institucioneve të sigurisë në vend si dhe vetë qytetarët të cilët po i raportojnë këto raste. Kosova, përveç që po shfrytëzohet si vend transit për bartjen e substancave narkotike në vendet e Lindjes, ajo po shndërrohet edhe në kultivuese të tyre. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti policia ka sekuestruar mbi 600 kilogramë drogë të llojit marihuanë, krahasuar me vitin e kaluar që i bie të jetë dyfishi më shumë sesa periudha e njëjtë e 2013-tës.
Kjo sepse në 12-mujorin e vitit të kaluar policia ka konfiskuar rreth 509 kilogramë drogë në total. E ata të cilët tashmë janë të varur nga përdorimi i këtyre substancave, janë duke u shëruar në qendrën e vetme në Kosovë e cila merret me trajtimin e personave të varur nga përdorimi i narkotikëve.
Drejtori i qendrës “Labirint”, Safet Blakaj, ka treguar për shifrat alarmante të pacientëve të cilët janë duke gjetur kurim në këtë qendër.















