Menjëherë pas vendimit të UEFA-s për të pranuar si anëtare me të drejta të plotë Kosovën, në Serbi ka pllakosur zija.
Mediat serbe e cilësojnë një skandal anëtarësimin e shtetit më të ri, duke u shprehur së bëhet fjalë për një shkelje flagrante të ligjit.
Versioni ‘online’ i gazetës me prirje nacionaliste në Beograd, “Kurir”, e ka konsideruar skandal këtë gjë.
“Skandal në Budapest”, është lajmi kryesor i saj, duke shtuar se Kosova u pranua në shkelje flagrante të statutit të UEFA-s.
Po ashtu, edhe media të tjera në serbi, e quajnë vendimin e UEFA-s, si një betejë të humbur të shtetit serb ndaj Kosovës, duke akuzuar ndërkombëtarët për shkelje të ligjit.















