• Latest
  • Trending
  • All

Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara me kulturë të mosndëshkimit

09/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara me kulturë të mosndëshkimit

09/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Raportet ndërkombëtare flasin për Kosovën të radhitur në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, duke e vendosur atë në një vijë me vendet më të korruptuara në botë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, në një raport të vitit të kaluar të Transparency International, u radhitën si vendet me nivel të lartë të korrupsionit, megjithëse me dallime në shtrirjen në tabelë.

Në bazë të një raporti të Transparency International, Kosova nuk ka shënuar përparime në krahasim me vendet e tjera dhe në shumë segmente është e ngjashme me Shqipërinë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Artan Canhasi i Institutit Demokratik të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se për dallim nga Kosova, Shqipëria qëndron më mirë në indeksin e organizatës ndërkombëtare.

“Kosova dhe Shqipëria nuk kanë shënuar regres viteve të fundit, të njëjtën nuk mund ta themi edhe për Bosnjën dhe Maqedoninë. Kultura e pandëshkueshmërisë së elitës politike është e shprehur në Kosovë, ngjashëm si në Shqipëri. Shqipëria në ranglistën e Transparency International qëndron më mirë sesa Kosova dhe ka shënuar përparim në vitin e fundit me tre poena, duke lëvizur në vendin e 88-të, derisa Kosova gjendet në vendin e 103-të në botë”, ka theksuar Canhasi.

Sipas tij, korrupsioni i profilit të lartë po ashtu ka shtrirje të mëdha, por nuk ka asnjë rast të dënimit të zyrtarëve të lartë për veprat korruptive.

“Politikanët e nivelit më të lartë, të partive politike, janë ata të cilët udhëheqin një sistem që kontribuon në këtë drejtim të pandëshkueshmërisë së korrupsionit të profilit të lartë”, thekson Canhasi.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë përherë pjesë e deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror, por rezultatet konkrete kanë munguar.

Aktualisht, një ministër në Qeverinë e Kosovës është dorëhequr pas ngritjes së akuzave për shpërdorim detyre dhe fonde për shërim të pacientëve jashtë institucioneve publike, dhe një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike është gjithashtu nën akuzat për afera të krimit të organizuar.

Njohës të rrethanave në Kosovë thonë se në vend është ndërtuar kultura emosndëshkimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, pikërisht për faktin se të njëjtit kanë ndikuar mbi zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, duke pamundësuar ndërtimin e një sistemi të drejtë e profesional të drejtësisë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të pritet nga ata që janë zgjedhur përmes formave të njohura “Pronto” që ta bëjnë luftimin e korrupsionit.

“Në Kosovë ndikimi politik jo formal, por praktik, ka arritur në një kulm saqë prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë të pavarur dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni i cili po lulëzon, duke mos u ndëshkuar asnjëherë nga këta që nuk kanë integritet, e ka krijuar këtë kulturë të pandëshukeshmërisë”, thotë Musliu.

Ai tha se Kosovës i duhet një ligj përmes së cilit do të mundësohej një proces ifiltrimit në sistemin e drejtësisë dhe ka dhënë shembullin e ndihmës së “SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që në Kosovë në vitin 2009 ta përfundojnë procesin e ri-emërimit dhe emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke bërë, siç thotë, “që një pjesë të individëve të “kalbur” përbrenda sistemit të largohen”.

“Por, si duket, ende kemi probleme të kësaj natyre dhe ne si zgjidhje të vetme e shohim edhe një herë ri-emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i filtruar të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë integritet dhe të cilët po e ngufasin zhvillimin e sistemit të drejtësisë dhe të drejtën e qytetarëve të këtij vendi”, thotë Musliu.

Ai ka thënë se mekanizmat ndërkombëtarë duhet të krijojnë një mekanizëm për “bllokimin e atyre individëve brenda sistemit të drejtësisë që pengojnë zhvillimin e tij, dhe të veprojnë ngjashëm si me sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe vënien e sanksioneve ndaj një numri gjykatësish e prokurorësh”.

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë, megjithatë, është shndërruar në temën e zakonshme në vend, por ende asnjë rast nuk është dëshmuar të jetë trajtuar nga gjykatat.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se për 17 vite në Kosovë nuk ka gjykim të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Gjykimet e korrupsionit bëhen me raste të vogla dhe në nëse gjyqësori raporton se kanë 30 raste apo aktgjykime dhe asnjë qytetarë nuk e dinë se kush janë ata zyrtarë, në mënyrë indirekte del se kemi të bëjmë me korrupsion të imët. Nuk duhet të neglizhohen edhe këto raste, por e dimë që për gjykimin e korrupsionit për rastet e fuqishme apo “peshqit e mëdhenj” nuk ka që nga pas lufta”, thekson Preteni për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se për tërë këto vite në Kosovë nuk kemi asnjë rast të ndonjë gjyqtari apo prokurori i cili është larguar nga puna për mos rezultate dhe efikasitet. Për të luftuar korrupsionin në Kosovë, shton Preteni, duhet të ketë presion institucional e këtë presion, siç thekson ai, duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës dhe për rezultatet e punës së tyre, në Kuvend, duhet të raportojnë edhe kryeprokurori edhe kryegjykatësit.

Sidoqoftë, kultura e pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelin e lartë vlerësohet se ka ndikuar në zhvillimin edhe ekonomik të vendit dhe në humbjen e perspektivës së të rinjve. Vetëm brenda disa muajve të vitit 2015, dhjetëra mijëra të rinj nga Kosova u larguan drejt vendeve të BE-së.

Kjo e fundit, në pothuajse të gjitha raportet e saj për Kosovën, ka nënvizuar problemin e korrupsionit dhe në veçanti funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si të dobët.

Tags: albanian
Previous Post

Mustafa deklarohet rreth dorëheqjes së Çollakut

Next Post

Hahn në Beograd flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hahn në Beograd flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.