Por, një javë pasi një stuhi e fuqishme natyrore ka goditur Hasanbegun e Shkupit, ku kanë humbur jetën 22 qytetarë dhe janë shkatërruar shumë shtëpi, ekzekutivi i vendit nuk e ka ndarë asnjë cent për bashkëkombësit që jetojnë në Shkup, derisa Qeveria e Shqipërisë gati që një javë ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh.
Banorët e Hasanbegut janë lënë në mes të baltës e mbeturinave që solli stuhia. Ekzekutivi kosovar deri më tani është mjaftuar që të deklarohet përmes një komunikate se me shqetësim dhe me dhimbje e përcjell situatën e përmbytjeve në Maqedoni.






















