Rreth 100 milionë euro është shuma e mjeteve që aktualisht dy kompani ndërkombëtare dhe një vendore po kërkojnë nga Qeveria përmes Arbitrazhit si kompensim për dëmin që atyre u është shkaktuar në tri procese të ndryshme. Më 4 qershor të vitit 2015 kompania “Axos Capital” e paditi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.
Kompania në fjalë kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve për privatizimin e Telekomit, por privatizimi u ndal për shkak se nuk e mori bekimin e Kuvendit të Kosovës. Burime të gazetës bëjnë të ditur se kjo kompani po kërkon nga Qeveria rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.























