• Latest
  • Trending
  • All

Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan

19/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan

19/06/2017
in Aktualitet, Lajme

Në bazë të një raporti të fundit të policisë evropiane – EUROPOL, thuhet se “konflikti në Siri ka pasur një jehonë të madhe në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë”.

Që nga kriza në Lindjen e Mesme, mbi 800 persona, të njohur ndryshe edhe si “luftëtarë të huaj”, thuhet se kanë udhëtuar nga Ballkani Perëndimor deri në Siri për t’iu bashkuar konfliktit të armatosur.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Raporti e vlerëson si sfidues edhe kthimin e luftëtarëve të huaj në vendet e origjinës, duke i parë ata si potencial rreziku për rajonin.

Zëvendësministri në largim i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova nuk bën përjashtim nga asnjë vend i rajonit dhe i botës dhe se nuk mund të ndihet komod përball një kërcënimi serioz global, të grupit të vetëquajtur Shteti Islamik.

“Karshi këtyre kërcënimeve dhe pretendimeve të tyre për sulme ne kemi marrë masat, jemi përgatitur në nivelin më të mirë të mundshëm dhe fatmirësisht kemi arritur të evitojmë disa raste që tanimë janë të njohura”.

“Në këtë kontekst, gatishmëria është rritur sidomos pas sinjalit të fundit nga EUROPOL-i që mund të jetë e rrezikuar edhe Kosova në mesin e shteteve të tjera”, tha Hoxha.

Megjithatë, Hoxha shton se nuk ka ndonjë indikator shumë serioz brenda infrastrukturës së mekanizmave të sigurisë që mund Kosova të ballafaqohet me një sulm të tillë.

Raporti i EUROPOL, ndër të tjera, ka vënë në pah se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, “ideologjia radikale islamike ishte promovuar nga predikuesit radikalë ose udhëheqësit e disa grupeve salafiste, duke sfiduar dhe dominuar kultivimin e islamit të moderuar tradicional”.

Kur është në pyetje Kosova, ajo përfshihet në raport bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke i konsideruar si “pikat e nxehta për radikalizëm, rekrutim dhe aktivitete lehtësuese për luftëtarët e huaj me destinacion Sirinë”.

Ndërkohë, njohës të fushës së sigurisë në Kosovë thonë se mekanizmat e sigurisë në vend do të duhet t’i marrin seriozisht sinjalet e tilla që vinë nga organizatat ndërkombëtare të policisë.

Burim Ramadani, drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ashtu si vendet tjera në botë, mund të jenë të rrezikuara nga sulmet terroriste.

“Kosova duhet t’i marr seriozisht informacionet që vinë nga EUROPOL-i apo ndonjë organizatë tjetër e kësaj natyre, duke pasur parasysh faktin që edhe Kosova edhe vendet e rajonit mund të jenë të rrezikuara apo të kërcënuara në mënyrë të njëjtë, por nuk besoj që Kosova është më e rrezikuar sesa vendet tjera të rajonit”.

“Ballkani Perëndimor mund të shihet si një nga zonat me më interes për organizatat terroriste dhe ato që interpretojnë në mënyrë manipulative religjionet”, thekson Ramadani.

Institucionet e Kosovës, shton Ramadani, duhet të vazhdojnë bashkëpunojnë me vendet e rajonit dhe me shtete tjera të botës, në mënyrë që të parandalojnë çfarëdo synimi të akteve terroriste.

Institucionet e sigurisë dhe ato publike, sipas Ramadanit, për qytetarët e Kosovës do të duhej të qartësojnë nëse bëhet fjalë për kërcënime të përgjithshme apo kërcënime konkrete.

“Nëse kemi kërcënime të përgjithshme, atëherë institucionet duhet të japin udhëzimet për qytetarët se si të rrisin vëmendjen ose vigjilencën e tyre, ndërkaq nëse kemi të bëjmë me kërcënime konkrete, atëherë mekanizmat e sigurisë duhet të rrisin masat në secilin lokacion apo në çështje konkrete”, thekson Ramadani.

Ndërkohë në Policinë e Kosovës thonë se në vazhdimësi bëjnë vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësimi për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste, duke përfshirë edhe ekstremizmin e dhunshëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë plotësisht imune ndaj kërcënimeve të paparashikueshme terroriste, megjithatë organet e sigurisë kanë arritur që të menaxhojnë dhe mbajnë nën kontroll element të cilët janë vlerësuar se janë potencialisht të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

“Policia e Kosovës, duke u bazuar në normat juridike në vendin tonë si dhe sipas Strategjisë Nacionale Kundër Terrorizmit dhe planit të veprimit i cili buron nga kjo strategji, monitoron çdo aktivitet të personave fizik dhe juridik për të cilën siguron informata se mund të paraqet rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale, e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thotë Hoxha.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në zona të luftërave në Siri dhe Irak.

Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe rreth 140 të tjerë.

Thuhet se rreth 117 veta janë kthyer në Kosovë, dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Derisa, në raportet hulumtuese të organizatave joqeveritare në Kosovë, ishte theksuar se disa nga arsyet që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak ishin ligjëratat fetare jashtë kontrollit të institucioneve kompetente, niveli i ulët i arsimit, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale.

Tags: albanian
Previous Post

Ndryshon aktakuza në rastin ‘Badovci’

Next Post

Lansohet programi rajonal mbi demokracinë lokale në Ballkan

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lansohet programi rajonal mbi demokracinë lokale në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.