• Latest
  • Trending
  • All

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë në Europë, nga fillimi i pandemisë deri në shtator 2021

11/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë në Europë, nga fillimi i pandemisë deri në shtator 2021

11/01/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Lokalet e mbushura plot, qëndrimet në ambientet e brendshme dhe lëvizjet në urbanë pa maska, mungesa e distancimit social, të pranishme prej shumë muajsh, të krijojnë idenë se në vend pandemia është vetëm një kujtesë e largët.

Por, të dhënat e Eurostat dhe statistikat kombëtare përkatëse tregojnë se Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ndërsa viti 2020 u mbyll me Shqipërinë që shënoi vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë (+26%), duke i shtuar dhe periudhën 9 mujore 2021, vendi ynë ka kaluar i treti pas Kosovës, që ka pasur goditjen me të fortë nga pandemia për humbjen e jetëve të njerëzve, sidomos në verën e 2021, dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.

Në Kosovë situata u rëndua në verën e vitit 2021 pas problemeve të shfaqura me furnizimin me oksigjen në spitale dhe fillimit të vaksinimit me vonesë (shiko grafikun: Vdekjet sipas muajve, Kosova).

Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.

Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Fillimi i vaksinimit në Shqipëri në prill 2021, pak më herët se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut duket se ka qenë faktori kryesore që ka frenuar fatalitetet në Shqipëri në raport me vendet fqinjë. Por, tashmë të dy këto shtete kanë ritme më të larta ose të njëjta vaksinimi me ne. Sipas të dhënave të Worldindata, Maqedonia e Veriut deri në 26 dhjetor 2021 kishte vaksinuar 40% të popullsisë. Kosova, deri në 9 janar 2022 kishte dhënë doza për 50% të popullsisë dhe Shqipëria po deri në 9 janar kishte vaksinuar 41% të popullsisë. Të tria shtetet mbeten shumë më pas mesatares së bashkimit Europian, që deri në fillim të janarit ka dhënë të paktën një dozë për 73% të popullsisë dhe 70% i kanë marrë të dyja dozat.

Të dhënat e deritanishme po tregojnë se sa më i varfër një shtet aq më e ulët është vëmendja ndaj shëndetit dhe kapacitetet për të përballuar kriza pandemike. Në vend të katërt renditet Mali i Zi, që deri në 4 korrik 2021 kishte një rritje të vdekshmërisë shtesë prej 24%. Më mirë në rajon e ka përballuar situatën Serbia, me rritje të fataliteteve shtesë deri në 19 shtator prej 12.2%.
Pas Malit të Zi, është Bullgaria që ka pasur pasoja më të rënda nga pandemia, me rritje 22.4% të vdekshmërisë shtesë për periudhën në fjalë, e ndjekur nga Polonia (20.8%), Sllovakia (20.3%), Çekia (19.7%)- (shiko grafikun: Vdekje shtesë progresive, 2 mars 2020-19 shtator 2021, krahasuar me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019).

Renditja vijon me Italinë, shtetin që u përball i pari në Europë me valën pandemike dhe që deri në 19 shtator 2021 kishte shënuar një rritje kumulative të vdekjeve shtesë prej gati 16%.
Më pak fatalitete në Europë kanë shënuar vendet nordike. Norvegjia është e vetmja në Europë që me fillimin e pandemisë nuk ka njohur rritje të vdekshmërisë shtesë (-1.2%). Në Danimarkë, Islandë, Finlandë, rritja ishte minimale midis 1 dhe 3%. Gjermania, shteti që ka qenë i rreptë me masat kufizuese ka parë një rritje të fataliteteve shtesë që nga marsi 2020 me 4.2%. Suedia, shteti që refuzoi që në fillim ndërmarrjen e masave kufizuese, në mënyrë që të mos shkelte lirinë e banorëve të saj ka rezultuar me një rritje të vdekjeve shtesë prej gati 6%, më të lartë sesa fqinjët e saj, por më të ulët se shtetet e tjera të Europës.

Të dhënat e Eurostat, ku nuk përfshihen Kosova dhe Maqedonia e Veriut tregojnë se Shqipëria ka marrë “kryesimin” vdekshmërisë shtesë që në javën e dytë të nëntorit 2020, kur rritja progresive ishte 25%, ka kulmuar në mesin e muajit mars 2021 me +41%, dhe zbriti lehtë në 35% deri në 19 shtator (shiko grafikun: Vdekje shtesë progresive javore, 2 mars 2020-19 shtator 2021, krahasuar me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019).

Muajt e dimrit pritet ta kenë përkeqësuar tendencën, teksa edhe sipas deklarimeve zyrtare ka pasur një shtim të fataliteteve, duke filluar nga tetori.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019./ Monitor

Previous Post

PD: Kryesia vendosi unanimisht për përjashtimin e Berishës dhe 8 anëtarëve

Next Post

Krimet tronditëse/ Vdes në burg milioneri vrasës, ekzekutoi gruan dhe dy miqtë e tij

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Krimet tronditëse/ Vdes në burg milioneri vrasës, ekzekutoi gruan dhe dy miqtë e tij

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.